Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Video e gjeneruar me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material ku shfaqen pamje duke u zhbllokuar hyrja para një ure, me mbishkrimin “Lajmi i Fundit: Hapet Ura e Ibrit”.

Kjo përmbajtje është publikuar të shtunën (27 dhjetor) në Facebook nga dy faqe me emrat “Mitrovica Press” dhe “Insajderi”.

E vërteta?

Hibrid.info gjeti se në këtë përmbajtje ku shihet teksa po hapet ura kryesore e Ibrit, mund të ketë ndërhyrje dhe mund të jetë e manipuluar.


Hibrid.info ka kontrolluar video-materialin në fjalë përmes platformave si “isfake.ai” dhe “aivideodetector.org”, të cilat shërbejnë për verifikim të përmbajtjeve, duke treguar nëse ato janë të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (IA).

Rezultatet nga verifikimi i këtyre dy platformave tregojnë se kjo përmbajtje ka mundësi të jetë gjeneruar nga IA.


Hibrid.info gjeti artikuj që tregojnë se Qeveria e Kosovës ka ndërtuar dy ura të reja mbi lumin Ibër, i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe në veriun e banuar me serbë.

Ura e ndërtuar për automjete është hapur për qarkullim më 26 gusht 2025 (këtu), ndërsa ajo për këmbësorë është hapur më 17 dhjetor (këtu).

Në të dy artikuj theksohet se pavarësisht marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ura kryesore e lumit Ibër, të hapet në vitin 2017 për qarkullim, ajo vazhdon të jetë e hapur vetëm për këmbësorë (shih këtu dhe këtu).

Gjithashtu, pas kërkimit me anë të makinës së kërkimit “Google”, me fjalët “hapet ura kryesore e ibrit”, rezultatet nga kërkimi nuk shfaqën artikuj nga burime të besueshme, që do të mund të konfirmonin pretendimin (shih këtu).

Analiza:

Videoja e publikuar në rrjete sociale që pretendon hapjen e urës kryesore të Ibrit nuk pasqyron një ngjarje reale.

Verifikimi i përmes platformave përkatëse tregon se video-materiali mund të jetë i manipuluar ose i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Po ashtu, asnjë raportim i besueshëm nuk konfirmon se ura kryesore e Ibrit është hapur për qarkullim.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë” dhe “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere