[email protected]
“The Simpsons” nuk kanë parashikuar përkuljen e futbollistëve të Marokut
shape
shape
shape

Në rrjetin social “Twitter” janë postuar dy fotografi (6 dhjetor) nga një llogari me emrin “Written-Right”, ku pretendohet se filmi i animuar “The Simpsons” ka parashikuar përkuljen e futbollistëve të Marokut, të cilët dje (6 dhjetor) ekzekutuan përkuljen (sexhde) pas fitores ndaj Spanjës në Kampionatin Botëror.

Në njërën fotografi shihet personazhi i filmit të animuar “The Simpsons”, Homer Simpson, i cili është i përkulur mbi simbolikën fetare islame (sexhade), i veshur me fanellën e kombëtares marokene, ndërsa prapa tij shihet flamuri i Marokut.

Llogaria me emrin “Written-Right” ka pretenduar se ky është një parashikim i bërë nga ky film i animuar, pasi në fotografinë tjetër shihen futbollistët maroken të cilët ekzekutuan përkuljen (sexhde) pas fitores ndaj Spanjës në Kampionatin Botëror.

Hibrid.info pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi është e montuar. Në imazhin real të këtij filmi të animuar shihet karakteri i emërtuar si Homer Simpson me këmishë të bardhë, si dhe prapa tij nuk ndodhet asnjë flamur.

Gjithashtu, imazhi është marrë nga episodi i parë i sezonit të 25-të të këtij filmi të animuar, i cili është publikuar në vitin 2013.


Vegëza e postimit në Twitter e pubikuar nga llogaria me emrin “Written-Right”:


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se imazhi është marrë nga episodi i parë i sezonit të 25-të, që është publikuar më 29 shtator të vitit 2013 i quajtur “Homerland”. (shih këtu)

Hibrid.info ka gjetur pjesë nga ky episod të publikuara në platformën “Youtube”, ku shihet qartë se në atë episod, Homer Simpson, nuk ka të veshur fanellë të Marokut, si dhe në të nuk shfaqet flamuri i këtij shteti. (shih videon këtu në sekondën e 7-të)


Analiza:

Një llogari në “Twitter” ka publikuar një fotografi nga filmi i animuar “The Simpsons” duke pretenduar se ai ka parashikuar përkuljen fetare (sexhde) nga futbollistët e Marokut, të cilët dje (6 dhjetor) e ekzekutuan këtë përkulje pas fitores ndaj Spanjës në Kampionatin Botëror.

Megjithatë, kjo fotografi e marrë nga filmi i animuar “The Simpsons” është e montuar. Hibrid.info ka gjetur se imazhi është marrë nga episodi i vitit 2013 dhe në të nuk shfaqet personazhi Homer Simpson me fanellë të Marokut, por me këmishë të bardhë, si dhe flamuri maroken nuk ekziston në imazhin real.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others