[email protected]
Nuk dihet nëse në çantën në foto është “siguresa” e arsenalit nuklear rus
shape
shape
shape

Disa portale informative kanë publikuar sot (21 tetor) një artikull me titull “Putin del në terren, me vete edhe çantën bërthamore”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull duke vërtetuar se titulli i vënë është jo saktë.

Këto portale kanë pretenduar se çanta që shihet në fotografi, duke e mbajtur një person afër presidentit rus Vladimi Putin, është çantë bërthamore.

Ndërsa në përmbajtje, thuhet “Në video, shihet një burrë duke mbajtur atë që disa po raportojnë se mund të jetë një nga çantat bërthamore të vendit.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Paparaci.com”, “GazetaBlic.com” dhe “Veriu.info”:

https://gazetablic.com/putin-del-ne-terren-merr-me-vete-edhe-canten-berthamore/

https://www.facebook.com/Veriuinfo/posts/pfbid02tar1hLXk74Z8ZPwoKR8dx3c3HEayQTDZG1zjukrXu5Ny8wnShgvovyFNpppar8A6l


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërimit, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar në mediumin britanik “TheSun.co.uk” në të cilin thuhet se presidenti rus shihet duke u ndjekur nga një oficer me uniformë që mbante një çantë që i ngjante “çantës bërthamore” të Putinit.

Ky medium më pas ngrit dyshimin lidhur me këtë çantë duke pretendaur se në të mund të ketë furnizime mjekësore jetike për Putinin. (shih këtu)

Pra nuk dihet saktësisht se për çka shërbente ajo çantë, ndërsa mediumet online të lartcekura kanë pretenduar në titull se ajo është çanta e kontrollit të arsenalit nuklear të Rusisë.

“TheSun” kësaj çante i është referuar si “Nuclear football”, fjalë kjo që njihet ndryshe edhe si “çanta e urgjencës së presidentit” apo “çanta e urgjencës presidenciale”. (shih këtu)


Këto pamje të Vladimir Putinit gjatë vizitës së djeshme (20 tetor) në një qendër trajnimi për rezervistët në rajonin Ryazan, janë publikuar nga portali rus “Zvezdanews” në llogarinë e tyre në “Twitter”. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa portale në Kosovë kanë publikuar një artikull me pretendimin se Putin gjatë një vizite në një qendër trajnimi për rezervistët, kishte me vete çantën bërthamore.

Ndërsa në përmbajtje thuhet se ajo mund të jetë një çantë bërthamore. Pra, nuk dihet saktë se çka përmban ajo.

Mediumi britanik “TheSun”, në raportimin rreth kësaj ngjarjeje ka ngritur dilemën tjetër nëse çanta që i ngjanë “çantës bërthamore”, mund të mbajë furnizime mjekësore për Putinin.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others