[email protected]
Ri-publikohet përmbajtje e vitit 2015 me kontekst të ndryshuar
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar të dielën (15 janar) me titull “Analisti Turk habit gjithë botën me veprimin e tij, nxjerr flamurin shqiptar në emision, këta janë…!”.

Në përmbajtje të artikullit thuhet që analisti turk, Ahmet Cakar, ka shprehur hapur dashurinë për shqiptarët dhe për triumfet e shqiptarëve si popull gjithandej.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në tetor të vitit 2015 dhe përmbajtja e artikullit të publikuar është jashtë kontekstit.

Pra, portali në fjalë, këtë artikull të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në Kosovapost.net:

Pjesë të artikullit të publikuar në Kosovapost.net:

Analisti turk Ahmet Cakar, duke debatuar për historinë e popujve në një emision televiziv, analisti turk Ahmet Cakar nxorri falmurin shqiptarë në mes të emisionit dhe deklaron se këta (shqiptarët) e kanë shkruajtur historinë e vërtetë.

Analisti turk në emision nuk e ka mbajtur veten dhe ka shprehur hapur dashurinë për shqiptarët dhe për triumfet e shqiptarëve si popull gjithandej.

“Shqiptarët janë popull i vendosur, besnik dhe të suksesshëm në të gjitha lëmitë. Ata e kanë shkruajtur historinë e vërtetë prandaj unë i admiroj dhe mbështes në çdo drejtim”, deklaroi mes tjerash Ahmet Cakar.


Bazuar në hulumtimin e kryer përmes makinave online të kërkimit, është gjetur emisioni në të cilën Ahmet Çakar shpalos flamurin e Shqipërisë. Emisioni në të cilën u shpalos flamuri është emision për futbollin dhe quhet “Beyaz Futbol”.

Ahmet Çakar, përveç se është mjek me profesion, ai po ashtu ka qenë gjyqtar profesionist i futbollit për një kohë të gjatë, si dhe komentator i futbollit në televizon. (këtu)

Në emisionin e datës 13 tetor 2015, ku temë diskutimi mbetet kualifikimi i Turqisë në kampionatin Evropian të futbollit 2016, Çakar, pak para fundit të emisionit (min 120, ose 2 orë), shpalos flamurin e Shqipërisë duke komentuar suksesin e kombëtares shqiptare me kualifikimin në euro 2016. Çakar thekson faktin se, përkundër që pagesat e lojtarëve të kombëtares shqiptare janë shumë më pak se të ardhurat e futbollit në Turqi, Shqipëria ka arritur një suksesit në nivel global me kualifikimin në Europianin 2016 duke shkruar histori. (këtu

Pra, kemi të bëjmë më suksesin e kombëtares shqiptare në futboll, e jo për triumfet e shqiptarëve si popull gjithandej në një debat për historinë e popujve siç pretendon portali informativ i lartcekur.


Analiza:

Portal informativ “Kosovapost.net” ka publikuar me titull “Analisti Turk habit gjithë botën me veprimin e tij, nxjerr flamurin shqiptar në emision, këta janë…!”.

Në përmbajtje të artikullit thuhet që analisti turk, Ahmet Cakar, ka shprehur hapur dashurinë për shqiptarët dhe për triumfet e shqiptarëve si popull gjithandej.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në tetor të vitit 2015 dhe përmbajtja e artikullit të publikuar është jashtë kontekstit.

Ahmet Çakar, si analist i futbollit, në emisionin për futboll “Beyaz Futbol” të datës 13 tetor 2015, shpalos flamurin e Shqipërisë duke komentuar suksesin e kombëtares shqiptare me kualifikimin në euro 2016, e jo për triumfet e shqiptarëve si popull gjithandej siç pretendohet.

Bazuar në metodologjinë e punë, hibrid.info këto pretendime i vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar” dhe “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others