[email protected]
Kosova nuk do të zhvillojë nesër stërvitjen e fundit
shape
shape
shape

Portali informativ “GazetaBlic.com” ka publikuar sot (23 mars) një artikull me titull “Kosova zhvillon nesër stërvitjen e fundit para udhëtimit në Izrael”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i shkruar gabimisht.

Në përmbajtje të artikullit, thuhet “’Dardanët’ do të zhvillojnë edhe një stërvitje nesër para udhëtimit në Izrael”.

Megjithatë, ky pretendim është i gabuar, pasi Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dje (22 mars) ka njoftuar përmes një komunikate përmes e-mail-it se “stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës mbahet nesër në orën 10:45 në Kampin Nacional në Hajvali. Kjo njëherësh është stërvitja e fundit para udhëtimit në Izrael”.

Pra, Kosova stërvitjen e fundit para ndeshjes me Izraelin e ka zhvilluar sot (23 mars), e jo siç pretendohet nesër (24 mars) nga portali “GazetaBlic.com”.


Pjesë nga artikulli i publikuar sot (23 mars) nga portali “GazetaBlic.com”:

“Dardanët” do të zhvillojnë edhe një stërvitje nesër para udhëtimit në Izrael, shkruan GazetaBlic Sport.

Stërvitja do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 10:45.


Vegëzën e artikullit të publikuar në portalin “GazetaBlic.com” mund ta gjeni këtu.

Komunikata për shtyp e dërguar nga FFK me datë 22 mars:

Të nderuar/a

Ju njoftojmë se stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës mbahet nesër në orën 10:45 në Kampin Nacional në Hajvali. Kjo njëherësh është stërvitja e fundit para udhëtimit në Izrael.

Ju mirëpresim!


Analiza:

Portali “GazetaBlic.com” ka publikuar sot (23 mars) gabimisht një artikull me pretendimin se përfaqesuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë nesër (24 mars) stërvitjen e fundit para ndeshjes me Izraelin.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se stërvitja e fundit e Kosovës është zhvilluar sot (23 mars), ndërsa njoftimin për këtë e ka bërë dje (22 mars) FFK përmes një komunikate për media përmes e-mail-it.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others