Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Stërvitjet e forcave speciale kamboxhiane paraqiten rrejshëm si vrasje të muslimanëve

HIBRID

Llogaria në TikTok, me emrin “drilonche”, ka publikuar dje (17 maj) një video-material, me mbishkrimin që pretendon se në pamjet e shfaqura në video, shihen persona të besimit islam, me duar të lidhura, teksa vriten në det.

Hibrid.info me anë të makinave kërkimit, ka vërtetuar se videoja në fjalë, tregon për stërvitjet ushtarake të forcave speciale kmere, në Kamboxhia.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “drilonche”:

https://www.tiktok.com/@drilonche/video/7233891959704702213

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, më saktësisht me anë të “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë një material të publikuar me datë 6 shtator 2018, në mediumin kamboxhian, “Khmerload.com”. (shih këtu)

Në materialin e publikuar në ueb-faqen e “Khmerload.com”, me anë të fotografive të shkëputura nga videoja (e cila nuk është në dispozicion për ta parë) tregohet se në video, në fakt shfaqen pamje nga stërvitjet e forcave speciale kamboxhiane.


Analiza:

Llogaria “drilonche” në TikTok ka publikuar një video-material të rremë, ku shihen persona të besimit islam, teksa hedhen në det, për t’u vrarë.

Videoja e shfaqur nuk është e plotë dhe është e shkëputur nga një video tjetër.

Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se videoja tjetër e plotë, tregon stërvitjet e forcave speciale kamboxhiane.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere