Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Përmes një videoje të vjetër pretendohet rrejshëm për vrasjen e Noizy-t

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “pershendetje24.info” ka publikuar dje (26 qershor) një artikull me titull “Publikohen pamje: Vritet Noizy me plumb ne koke (VIDEO)”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një video-material nga platforma “Youtube”, e publikuar në vitin 2017 në të cilën shfaqet rep-artisti nga Shqipëria “Noizy” i gjakosur në kokë.

Por në përshkrimin e kësaj videoje thuhet se kjo është vetëm një skenë filmi, në të cilën protagonist ishte edhe artisti i lartcekur.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “pershendetje24.info”:

https://pershendetje24.info/?p=4026&fbclid=IwAR1l7p3ITgnBSX0lvGL2f079J4HGlvfNiG-5UXmhKFhNvhVA7wnkais3Vjc

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Zone e arte” (këtu)dhe “Lajme të shpejta”, e që kjo e fundit e ka shpërndarë këtë postim edhe në një grup në këtë media sociale “???????? Ambasadorja Yuri Kim ????????” (këtu)


Video-materiali i publikuar në vitin 2017 në “Youtube” nga kanali “Studio Lezha 000007”:


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur një artikull të publikuar në vitin 2017 nga portali online që publikon materiale rreth show-bizit “classlifestyle.com”, në të cilën sqarohet se e gjitha kjo ka qenë një shaka nga vetë artisti. (shih këtu)

Në këtë artikull ishin edhe postimet që i kishte bërë vetë artisti në llogarinë e tij në Instagram, por të cilat tashmë janë fshirë.

Duke iu referuar këtij artikulli të “classlifestyle.com”, thuhet se Noizy kishte treguar se kjo ishte vetëm një shaka nga ana e tij.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali i dyshimtë “pershendetje24.info” ka përdorur një video të vitit 2017, në të cilën shihet artisti Noizy i gjakosur në kokë, i cili kishte bërë shaka me pretendimin se ka marr një goditje plumbi në kokë.

Përmes kësaj video të vjetër, portali i lartcekur ka pretenduar rrejshëm se është vrarë rep-artisti shqiptar Noizy.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere