Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli përgjithësues nuk e tregon se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

HIBRID

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (8 korrik) një artikull me titull “Pasi konsumuan kërpudha disa anëtarë të një familje vdesin”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se në titull nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Vendndodhja kuptohet në përmbajtjen e artikullit, që sqaron se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Australi.


Vegëza e artikullit të publikuar nga  portali “Kosova Sot”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/684021/pasi-konsumuan-kerpudha-disa-anetare-te-nje-familje-vdesin/?fbclid=IwAR2mBNnef3prOhcEpddR3FArVWgtMyly9rJDo0ABG08il6JtpciGYe25eLs


I njëjti artikull është publikuar edhe si vegëz bashkangjitur një fotografie me mbishkrim, të postuar në Facebook. Po ashtu edhe mbishkrimi në fotografi nuk e tregon shtetin për cilin bëhet fjalë në lajm (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur se shteti ku ka ndodhur ngjarja kuptohet në përmbajtje kur thuhet se: “Një ngjarje e rëndë dhe e veshur me mister ka tronditur Australinë…

Duke parë faktin që portali informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), titulli lë hapësirë për interpretim se lajmi ka ndodhur në Kosovë.


Hibrid.info po ashtu për të vërtetuar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Australi, ka gjetur të publikuar në media të huaja artikuj në lidhje me ngjarjen në fjalë (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një artikull në lidhje me vdekjen e disa personave pasi kanë konsumuar kërpudha në Australi, por që në titull nuk ështësqarohet shteti për të cilin bëhet fjalë.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere