Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Naim Murseli nuk është sulmuar fizikisht në burg

FATBARDH DEMA

Llogaria në median sociale Tiktok që mban emrin “Jongross” ka publikuar një video-material, në të cilin shfaqet imazhi i Naim Murselit, të arrestuarit të dyshuar për planifikimin e marrjes së jetës së Liridona Ademaj Murselit.

Në video-material gjendet mbishkrimi me anë të së cilit pretendohet se Murseli sot (16 dhjetor) është goditur me grushte nga dy të burgosur. (shih këtu)

Por pas hulumtimit dhe verifikimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave online të kërkimit, nuk janë gjetur burime konkrete që vërtetojnë pretendimin e llogarisë së lartcekur.


Vegëza e postimit në TikTok nga llogaria “Jongross”:

https://www.tiktok.com/@jongross/video/7313135827972885793


Hibrid.info ka kërkuar në faqet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës për ndonjë njoftim lidhur me këtë pretendim, por nuk ka gjetur asnjë informacion që mbështet këtë pretendim. (shiko këtu dhe këtu)

Edhe me anë të makinës së kërkimit, “Google”, hibrid.info ka hulumtuar mbi pretendimin e publikuar nga llogaria në fjalë, por nuk ka gjetur burime që e mbështesin atë. (shih këtu)


Llogaria në TikTok, ditë më parë ka publikuar edhe një video-material tjetër me pretendimin e rremë se Murseli i ka dhënë fund jetës së tij, e që po ashtu ai postim është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar video-material që pretendon se Naim Murseli, i dyshuar për planifikimin e marrjes së jetës së Liridona Murselit, është sulmuar fizikisht në burg nga disa të burgosur.

Por pas verifikimit nga hibrid.info, pretendimi i bërë nga kjo llogari nuk është provuar.

Andaj bazuar edhe në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si, “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere