Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se zjarri ka kapluar një ndërtesë në qytetin spanjoll, Valencia

FATBARDH DEMA

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Sot.com.al” ka publikuar dje (22 shkurt) një artikull me titull “E frikshme/ Shpërthen në flakë ndërtesa 14-katëshe, dyshohet se…(Video)”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Ndërsa lajmi qartësohet në përmbajtje, ku bëhet e ditur se një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë 14-katëshe në qytetin spanjoll, Valencia.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/e-frikshme-shperthen-ne-flake-ndertesa14-kateshe-dyshohet-sevideo-i645520?fbclid=IwAR0-u-y_tmzBgXwzqaLyDetQUXToes2-stz97cJyxKNSQoeRfwQeIurzoVQ


Për të vërtetuar edhe më tej faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Valencia të Spanjës, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi online spanjoll “Valenciaplazza.com” (shih këtu)


Portali “Sot.com.al” edhe më herët ka publikuar artikuj me tituj përgjithësues që nuk e sqaronin vendndodhjen e ngjarjes, artikuj këta që janë trajtuar nga hibrid.info (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Lajmi për një shpërthim zjarri në një ndërtesë 14 katëshe në Valencia të Spanjëës, është paraqitur pa specifikuar lokacionin në titullin e artikullit të portalit, i cili është i regjistruar në Shqipëri, duke nënkuptuar mundësinë e ngjarjes në territorin e ndonjërit prej shteteve shqip-folëse në rajon.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere