Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se Turqia i ka dhënë Kosovës artileri të rëndë ushtarake si donacion

FESTIM RIZANAJ

Faqja në Facebook me emrin “Lajme Nga Bota” ka publikuar me 15 mars një postim me pretendimin se Turqia i ka dhënë donacion artileri të rëndë Kosovës, përfshirë këtu 5 ObusTanke M52T të modernizuara, me vendim të nënshkruar nga presidentët e dy shteteve.

Përkundër faktit se në postim thuhet që bëjnë të ditur mediat turke, gjatë kërkimeve të bëra nga hibrid.info, nuk është gjetur ndonjë lajm ndërlidhur me pretendimin e mësipërm.

Ky postim është shpërndarë edhe nga faqe e llogari të ndryshme në median sociale Facebook.


Vegëza e postimit të publikuar nga faqja me emrin “Lajme Nga Bota”:

https://archive.is/Tr63b


Pretendimi i njëjtë është publikuar nga llogaritë dhe faqet si “Savash Veliu”, “Bota Sot E Re”, “KosovaLajm.net”, “Portali Alt” dhe “The Reis” në Facebook.

Llogaria “Lajme Nga Bota” pretendon se Kosovës i janë dhënë artileri e rëndë si donacion me vendim të nënshkruar nga presidentët e dy shteteve. Sipas postimit në fjalë, 5 ObusTanke M52T do të nisen në muajin maj dhe Kosova do të blejë edhe disa dronë Bayraktar TB-2, siç thuhet nga kjo faqe, “përcjellin mediat turke”.

Pasi kjo llogari i referohet mediave turke pa specifikuar emra, hibrid.info gjatë kërkimeve të bëra në media turke kredibile nuk ka gjetur ndonjë informacion për dhënie donacion të armëve të artilerisë së rëndë. (këtu, këtu)


Analiza:

Nuk ofrohen fakte kredibile për dhurimin si donacion të artilerisë së rëndë nga ana Turqisë për Kosovën, si dhe për marrëveshjen për blerjen e dronëve Bayraktar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Vlerësimi/përkufizimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere