Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Këshillë mjekësore e pa verifikuar

HIBRID

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Sytë e kuq ju paralajmërojnë për sëmundjen e rëndë”.

Portalet si “GazetaExpress”, “Lajmi.net” dhe “Periskopi.com”, e kanë publikuar këtë artikull, i cili nuk përmban burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim.

Teksti i publikuar në këto media:

Sytë e kuq ju paralajmërojnë për sëmundjen e rëndë

Kemi menduar përherë se skuqja e syve na vjen nga pagjumësia apo nga alergjitë e ndryshme.

Por problemi mund të jetë më i thellë se kaq. Skuqja e syve është po ashtu një ndër shenjat e para të glaukomës, sëmundjes që të çon deri në verbim.

Glaukoma dëmton nervin optik, nervin që lidh retinën me trurin, sidomos gjatë kohës ku mbi sy shkaktohet mjaft presion.

Nisur nga një skuqje e thjeshtë, gjendja mund të përkeqësohet deri në verbim. Ndaj nëse shihni se sytë i keni vazhdimisht të kuq, keni dhimbje koke apo paqartësi të vogla në shikim, një vizitë mjekësore do t’jua hiqte çdo dyshim.


Vegëzat e artikullit të botuar në këto media:


Analizë:

Ky shkrim nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, këshillat mjekësore që janë paraqitur në artikull, nuk janë të bazuara në ndonjë referencë shkencore.

Artikujt e tillë shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese. Pas kësaj analize, ky tekst hyn në kategorinë si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Pseudoshkencë – Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere