[email protected]
Titull i sajuar për orarin e lëvizjes
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “The dailybarta24.com” ka publikuar një artikull me titull “Orari i lëvizjes do të ndryshojë nga fundi i javës, ja lejet e reja të qarkullimit”, por i cili nuk korrespondon me përmbajte.

Në përmbajtjen e këtij artikulli flitet rreth vizitës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqit, që u kishte bërë përfaqësuesve të gastronomëve. Teksti është ndërtuar në bazë të publikimeve të lajmit për vizitën e ministrit Krasniqi në media.

Teksti origjinal i publikuar në The dailybarta24.com:

T: Orari i lëvizjes do të ndryshojë nga fundi i javës, ja lejet e reja të qarkullimit

A do të ndryshohet orari i kufizimit të lëvizjes në Kosovë ?

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është takuar sot me drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët është diskutuar për mundësinë e lehtësimit të masave kundër virusit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se kërkesa e gastronomëve ishte që të lejohej shërbimi brenda dhe të hiqet kufizimi i orarit që

Orari i lëvizjes do të ndryshojë nga fundi i javës, ja lejet e reja të qarkullimit

Vegëza e artikullit të botuar në The dailybarta24.com:

https://thedailybarta24.com/pre/?p=3058&fbclid=IwAR0rahp2iUtQaThyO_CFrYOUDrnU3x2kUti8SRh79nSO9n_CoyFUNVVmElA

Artikulli i ndërtuar lidhur me këtë vizitë, është i bazuar në njoftimin që vet ministri Krasniqi e ka publikuar në profilin e tij në Facebook. I njëjti është publikuar nga The dailybarta24.com, por me titull të sajuar.

Vegëza e postimit në Facebook nga ministri Vesel Krasniqit:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2613000958917312&id=1913667695517312&tn=-R

Analiza:

Bazuar në kontrollin e fakteve të paraqitura në artikullin e “The dailybarta24.com”, si dhe fakteve tjera që ndërlidhen me ngjarjen të cilës i referohen në tekst, del që titulli i artikullit është i sajuar dhe nuk ndërlidhet me përmbajtjen. Si rezultat i kësaj, hibrid.info e kategorizon këtë artikull si “Clickbait”.


Analiza:

Bazuar në kontrollin e fakteve të paraqitura në artikullin e “The dailybarta24.com”, si dhe fakteve tjera që ndërlidhen me ngjarjen të cilës i referohen në tekst, del që titulli i artikullit është i sajuar dhe nuk ndërlidhet me përmbajtjen. Si rezultat i kësaj, hibrid.info e kategorizon këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait

” Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others