Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se u ndalua një furgon me para nga Serbia për blerje votash në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi të publikuar të shtunën (27 dhjetor) në Facebook nga llogaria “Lajme Nga Bota”, pretendohet se në një rrugë ilegale nga Serbia, në hyrje të Kosovës, Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon që po transportonte mbi 2 milionë euro dhe rreth 1 milion dinarë serb, të dyshuara se ishin destinuar për blerje votash.

Sipas këtij pretendimi, dy shtetas serbë janë vënë në kërkim dhe paratë tashmë janë konfiskuar.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, një informacion i tillë nuk është gjetur i publikuar as nga Policia e Kosovës, e as në media kredibile.

Po ashtu, fotografia e vendosur në këtë përmbajtje, është e vitit 2023, e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Europol, e cila atëkohë kishte njoftuar për arrestimin e disa personave që cilësohen si “Baronët më të mëdhenj të drogës në Ballkan” (shih këtu)


Hibrid.info kërkoi në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook lidhur me këtë informacion, por që rezultatet nuk shfaqin një njoftim të tillë nga ky institucion. (shih këtu)

Po ashtu, në raportet 24 orëshe të dy ditëve të fundit (26, 27 dhjetor) të lëshuara nga Policia e Kosovës (DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE), nuk gjendet raportim për ndalim të ndonjë transporti illegal të parave nga Serbia. (shih fotografitë më poshtë)


Analiza:

Përmes një postimi të publikuar më 27 dhjetor në Facebook pretendohet rrejshëm se Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon nga Serbia me mbi 2 milionë euro dhe rreth 1 milion dinarë serb, të dyshuara për blerje votash.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, u vërtetua se ky informacion nuk është konfirmuar as nga Policia e Kosovës dhe as nga media kredibile. Gjithashtu, fotografia e përdorur në postim nuk lidhet me rastin e pretenduar. E njëjta është shkrepur në vitin 2023 dhe është publikuar nga Europol, në kuadër të një aksioni kundër trafikimit të drogës në Ballkan.

Po ashtu, në njoftimet zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook dhe në raportet 24-orëshe të këtij institucioni për datat 26 dhe 27 dhjetor, nuk ka asnjë raportim për ndalim të një transporti ilegal të parave nga Serbia.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere