Të fundit | Sondazhi i rremë paraqitet si i realizuar nga një televizion Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar
[ ARTIKULLI ]

Sondazh i rremë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Postimi për sondazh zgjedhor nuk ofron metodologji, burim kredibil apo dëshmi për rezultatet e publikuara.

Faqja në Facebook “Kosova e Re” ka publikuar sot (14 maj) një postim me pretendimin se ka kryer një sondazh për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 7 qershor.

Në këtë postim, Lëvizja Vetëvendosje prin me 34%, duke lënë prapa Lidhjen Demokratike të Kosovës (31%), Partinë Demokratike të Kosovës (19%), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (6%) dhe “Minoritetet” (10%).

Në përshkrim të këtij postimi shkruan “Sondazhi i fundit i bere nga “Kosova e Re” ne 7 qytetet kryesore te kosoves!”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, mungojnë të dhënat për metodologjinë e përdorur për t’u kryer një sondazh. Përmbajtja gjithashtu nuk përfshin ndonjë vegëz (link) që do të dërgonte te një burim kredibil apo dokument mbështetës.


Rreth faqes “Kosova e Re”

Faqja “Kosova e Re” në Facebook në seksionin “About” (Rreth nesh) ka të vendosur një ueb-faqe me emrin “kosovaere.com”. Pasi të klikohet kjo vegëz, hapet një dokument që mban emrin e ish-kompanisë së sigurimeve “KOSOVA E RE” (shih këtu).

Fakti që vegëza e vendosur në seksionin “About” dërgon te një dokument i lidhur me ish-kompaninë e sigurimeve “KOSOVA E RE” dhe jo te një platformë funksionale informative apo institucion hulumtues, ngrit dyshime shtesë mbi seriozitetin dhe autenticitetin e pretendimit për kryerjen e sondazhit.


Kjo faqe, edhe më parë ka publikuar sondazhe të rreme, të cilat janë trajtuar nga hibrid.info (shih këtu, këtu dhe këtu).


Çka janë sondazhet?

Sondazhi është hulumtim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Bazuar në artikullin e institutit Pew Research (institut kërkimor për sondazhe dhe studime të bazuara në fakte), sqarohet se çfarë informata duhet të kërkohen për mënyrën se si është kryer një sondazh.

Prandaj, lexuesi që has në një përmbajtje të tillë, për ta verifikuar atë nëse është sondazh kredibil apo jo, duhet të kontrollojë:

  • Kush e kreu sondazhin dhe kush e sponsorizoi atë?
  • Kush u intervistua?
  • Si u zhvillua sondazhi? 
  • Si u përzgjodhën njerëzit për sondazhin?
  • Kur u krye sondazhi? 
  • Sa persona u intervistuan? 
  • A u peshua sondazhi? Nëse po, si?
  • A duken pyetjet e sondazhit sikur janë neutrale dhe të drejta? 

Analiza

Përmes një postimi në Facebook, i publikuar nga faqja “Kosova e Re”, pretendohet se është realizuar një sondazh për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke paraqitur përqindje të mbështetjes për partitë politike në Kosovë.

Megjithatë, përmbajtja nuk ofron të dhëna bazike mbi metodologjinë e sondazhit, si numri i respondentëve, mënyra e përzgjedhjes së tyre, periudha e realizimit apo margjina e gabimit. Po ashtu, mungon çdo burim kredibil ose raport mbështetës që do ta bënte të verifikueshëm pretendimin.

Pas verifikimit të fakteve, u gjet se vegëza e vendosur në seksionin “About” të faqes nuk dërgon te ndonjë platformë informative apo institucion profesional të hulumtimit të opinionit publik, por te një dokument i lidhur me një ish-kompani sigurimesh. Për më tepër, kjo faqe ka publikuar edhe më herët sondazhe të rreme, të cilat janë trajtuar nga hibrid.info.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere