[email protected]
Ahmeti nuk ka përmendur taksë 20 euro për veturat që hyjnë në Prishtinë
shape
shape
shape

Portalet e dyshimta si “Kosalb.net” dhe “GazetaProgresi.com” kanë publikuar një artikull me titull “Ahmeti: ‘Veturat me targa të huaja do paguajn nga 20 euro për hyrjen në Prishtinë’”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pasi përkundër verifikimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga ana e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Teksti i artikullit të publikuar nga “Kosalb.net” dhe “GazetaProgresi.com”:

Ahmeti: ‘Veturat me targa të huaja do paguajn nga 20 euro për hyrjen në Prishtinë.’

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë intervistes në KTV bëri të ditur se duke filluar nga dhjetori kush futet në Prishtinë do paguaj taksën nga 10 euro, ndërsa veturat me targa të huaja nga 20.

Ahmeti tha: ‘Nuk besoj se 20 është shumë, sepse mërgata ka para të mjaftushme dhe e përballojn këtë shifër.’ happeni happsiren e më p00shtme ndiqniii pamjeet e interviiistes

Vegëzat e artikullit të publikuar nga “Kosalb.net” dhe “GazetaProgresi.com”:

https://kosalb.net/ahmeti-veturat-me-targa-te-huaja-do-paguajn-nga-20-euro-per-hyrjen-ne-prishtine/
https://gazetaprogresi.com/ahmeti-veturat-me-targa-te-huaja-do-paguajn-nga-20-euro-per-hyrjen-ne-prishtine/

Ahmeti ka sqaruar propozimin e tij në lidhje me taksën e përfolur për veturat në Prishtinë. Ai në emisionin ‘Rubikon’ të Klan Kosovës kishte thënë se e ashtuquajtura ‘taksa prej 10 eurosh’ për të cilën tha se nuk ka pasur asnjëherë përcaktim të çmimit, nuk kishte të bënte me ata që në kryeqytet vijnë nga qytetet tjera.

“Nuk kemi të bëjmë me rampa në hyrje të qytetit, se së pari është antikushtetuese me ia ndalu lëvizjen dikujt. Reagimi i qytetarëve të Prishtinës për një propozim që nuk është bërë, ishte i ndryshëm, madje kishte edhe të tillë që më kanë shkruar duke më thënë ‘bëjë jo 10 por 50 euro’ dhe kjo vjen për tollovinë që bëhet në qytet”, u shpreh Ahmeti.


Më poshtë mund të lexoni artikullin e publikuar nga KlanKosova.tv:

https://klankosova.tv/ahmeti-taksa-per-te-hyre-ne-qender-te-qytetit-e-vlefshme-edhe-per-prishtinasit/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga këto portale të dyshimta përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas analizës së fakteve të kontrolluara, ky shkrim u kategorizua nga hibrid.info si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others