Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Aksidenti nuk ka ndodh në rrugën Besi-Malishevë

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull rreth një aksidenti të ndodhur dje (26 prill), ku kishin mbetur të lënduar 3 persona.

Titulli “Aksident në rrugën Besi – Malishevë, lëndohen tre persona” është i vendosur gabim, pasi aksidenti ka ndodhur në rrugën Besi – Milloshevë, e jo Malishevë, siç pretendohet në titull.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky gabim është edhe në përmbajtje, ndërsa në konfirmimin nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, saktësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Besi – Milloshevë, fshatra këto në rrethinë të Prishtinës.

Teksi i artikullit të publikuar në portalin “kosova-sot.info”:

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Besi-Malishevë. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 14:30 në rrugën Besi -Millshevë ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lëduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/540611/aksident-ne-rrugen-besi-malisheve-lendohen-tre-persona/


Analiza:

Ky artikull i publikuar nga portali “kosova-sot.info”, përmban titull dhe përmbajtje të gabuar, që nuk përputhen me deklaratën e zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetit.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se titulli i artikullit është i shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Ky artikull vlerësohet si “Gabim”.


Arsyetimi:

Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere