Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se vaksina anti-Covid është magnetike, është një farsë

HIBRID

Videot që shfaqin persona që ngjisin magnet aty ku pretendojnë se kanë marr vaksinën kundër-Covid, kanë arritur të grumbullojnë miliona shikime në platformat e mediave sociale si TikTok dhe Instagram. Postimi i këtyre videove është bërë virale, pas inicimit të sfidës të quajtur “sfida e magnetit” (#magnetchallenge).

Ka të atillë që thonë se duhet të ketë diçka magnetike në vaksina. Por, pretendimet në këtë drejtim shkojnë edhe më tej në imagjinatë duke thënë se, kjo dëshmon që ngjitja e magnetit është dëshmi që vaksinat përmbajnë mikroçipa – teori kjo që nuk është e vërtetë.

Jack Goodman i “BBC Reality Check” zbërthen të ashtuquajturën # magnetchallenge.

Në këto video shihen persona që vendosin magnet në pjesën ku janë injektuar me vaksina, për të pretenduar se në përmbajtjen e saj ka prezencë të metalit, pra aludimin se ka mikroçipa.

Mirëpo, në hulumtimin e BBC-së, shihet qartë se ky pretendim është i rremë.

Shkencëtarë të fushës së magnetikes nga Britania e Madhe, thonë se disa nga vaksinat kanë aluminium, por prezenca e kësaj substance është shumë e vogël dhe se magneti nuk ngjet fare në alumin.

Ata thonë se nuk ka asnjë arsyetim shkencor ky pretendim i bërë në videot e shpërndara. Ata arsyetojnë se objekte magnetike por edhe metale të ndryshme mund të qëndrojnë në trup, falë sipërfaqes yndyrore dhe elektricitetit në lëkurë.

“Kemi parë shumë fëmijë dhe të tjerë që vendosin monedha metali në trup. Ato mund të qëndrojnë për shkak se lëkura ka sipërfaqe të lëkurës edhe elektricitetit”.

(Video e plotë e publikuar nga BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere