[email protected]
Lajmi se kanë filluar sulme të reja në rripin e Gazës, është i vjetër
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Pas qetësimit të situatës Izraeli prap po ‘Kallet’ nga Gaza, ja pamjet e fundit”, është publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton se ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa në përmbajtje kanë vendosur një lajmi të vjetër, i cili u publikua në dhjetor të vitit 2017.

Ky portal i dyshimtë e ka publikuar këtë artikull të vjetër me pretendimin që ta paraqesë atë si aktual, duke e ndërlidhur me ngjarjet e fundit që ndodhën në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe grupeve militante të Hamas-it.

Gjithashtu, në titull pretendohet rrejshëm se brenda në tekst mund të shihen pamje, por një gjë e tillë nuk egziston në artikull.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Sirenat e alarmit të raketave ranë sot në qytetin e Askelonit në jug të Izraelit dhe në komunitetet izraelite në veri të Rripit të Gazës.

Kufijtë dhe territoret palestineze në Detin Mesdhe në përgjithësi kanë qënë të qeta pas një lufte shkatërrimtare me Izraelin. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/06/13/pas-qetesimit-te-situates-izraeli-prap-po-kallet-nga-gaza-ja-pamjet-e-fundit/?fbclid=IwAR1UnCNCAUg01kc3OckQu6Ob8_fabHOs3hCBS7mpnClwsO91BZR4WmOk_LE

Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “indeksonline.net”, vegëzën e të cilit mund ta gjeni më poshtë.

https://indeksonline.net/pas-eskalimit-te-situates-ne-jerusalem-dy-raketa-gjigante-bien-shkrepen-ne-drejtim-te-izraelit/


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një lajm të vjetër të vitit 2017, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke e ndërlidhur atë me ngjarjet e fundit që ndodhën në konfliktin ndërmjet forcave të armatosura të Izraelit dhe grupeve militante të Hamas-it.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others