Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Gjarpri në video nuk ishte i vërtetë

HIBRID

Media online në gjuhen shqipe kanë publikuar një video mashtruese, përmes së cilës pretendohet se një vajzë ka arritur të kap ajër një gjarpër të llojit Kobra, në kohën kur ai po e sulmonte.

Kjo video është publikuar në YouTube vitin 2015, nga kanali i quajtur “Our point of view”, dhe ka arritur të grumbullojë mbi 3 milionë shikime.

E njëjta video është publikuar në vitin 2016 nga portali informativ në “Arbresh.info”, por duke lënë të kuptohet se video është inskenuar dhe se gjarpri është lodër.

Ndërsa, portali tjetër “Gazetablic.com”, ka publikuar sot (21 gusht) të njëjtën video, por pa e vënë në dyshim vërtetësinë e ngjarjes.

Në artikullin e këtij portali shkruan:

Ky është momenti i mahnitshëm kur një vajzë në Afrikë të Jugut, e kapi një kobra përpara se ta sul.monte, përderisa ishte duke u rrezitur. Vajza, e ulur afër liqenit Robertson, që kishte të veshur asgjë tjetër përpos bikini, incizohet me kamerë duke e kapur shpejtë kobrën për koke. Ajo tregon reflekse me të vërtetë të shpejta, përderisa ky zvarranik i rrezikshëm niset shpejtë në drejtim të saj.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Gazetablic.com”:

http://gazetablic.com/i-versulet-kobra-shihni-reagimin-e-shpejte-te-vajzes/


Autori i këtij artikulli nuk e konteston vërtetësinë e ngjarjes, ndonëse në videon ilustruese e cila gjenden në kuadër të përmbajtjes së vetë artikullit, vërtetohet mashtrimi nga një ekspert i zvarranikëve.

Pra në këtë video paraqiten disa detaje që dëshmojnë se e gjithë ngjarja është e inskenuar dhe se gjarpri nuk është i vërtetë dhe se është vetëm një lodër prej gome, që tërhiqet zvarrë përmes një grepi peshqish nga një person i cili vërehet nga hija e tij.

Eksperti i zvarranikëve shpejgon edhe se si gjarpri Kobra nuk mund të lëviz drejtë, por duke u lakuar në formë të shkronjës “S”.

Video në të cilën trajtohen dhe kontrollohen faktet:


Analiza:

Portali “Gazetablic.com” ka publikuar këtë artikull duke u bazuar në një video me ngjarje inskenuese, por pa e potencuar këtë fakt. Pra titulli dhe përmbajtja e këtij artikulli e paraqesin këtë ngjarje si të mirëqenë.

Arsyeja e publikimit të këtij artikulli në këtë formë, duket të jetë bërë si rezultat i një lëshimi apo gabimi nga autori. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere