Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me lajm të vjetër e fotografi të rreme

HIBRID

Portali i dyshimtë “infospostmedia.com”, më 21 shtator ka publikuar një artikull me pretendimin se djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Endriti, është aksidentuar me veturë.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, lajmi ka rezultuar të jetë i saktë, por i vjetër, pasi ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2020. Ndërsa portali i dyshimtë “infospostmedia.com” është munduar ta paraqesë atë si aktual.

Gjithashtu, edhe fotografia në këtë artikull është e sajuar, pasi aty shihet një veturë e tipit Ferrari dhe pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info është gjetur se ajo veturë i përkiste një këngëtarit të huaj me emrin Swarmz, i cili ishte aksidentuar me të.

Vegëza e artikullit të publikuar në “infospostmedia.com”:

https://infospostmedia.com/lajmi-fundit-aksid-entohet-djali-i-presidentit-thaci-kjo-eshte-gjendja-e-tij/?fbclid=IwAR1QyTxvAVsKIgM7vFTV00fUSRnfNxSmXCiPp6GUS8-JKQMBDlefoDJYO4U

Artikulli i këtij portali të dyshimtë u shpërnda edhe në Facebook nga faqja “Kosova”, e cila numëron afër 30 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=150148313947331&id=109491181346378


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale (13 gusht 2020) nga “Gazeta Shneta”.


Në fotografinë origjinale shihet vetura e aksidentuar e tipit Ferrari, ndërsa në anën e majtë gjendet portreti i reperit Swarmz.

Ndërsa në fotografinë e vendosur në artikullin e portalin “infospostmedia.com” është hequr portreti i këngëtarit Swarmz, duke u zëvendësuar me atë të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe djalit të tij Endritit.

Më poshtë mund të gjeni artikullin dhe videon që tregojnë për aksidentin e bërë nga këngëtari i huaj Swarmz me veturën e tij Ferrari.

https://headtopics.com/uk/british-rapper-swarmz-escapes-injury-after-250-000-ferrari-crashes-with-a-bus-in-central-london-13249560

https://www.youtube.com/watch?v=OrGKMPgn3kc

Analiza:

Portali i dyshimtë “infospostmedia.com” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë fotografi të rreme.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere