Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Artikulli me titull “Dardan Molliqaj: Të parët e Albin Kurtit kanë prejardhje nga Beogradi”, ka përmbajtje tërësisht të rreme

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” sot më 25 maj ka publikuar një artikull me titull “Dardan Molliqaj: ‘Të parët e Albin Kurtit kanë prejardhje nga Beogradi’”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje komplet të sajuar, pasi e njëjta nuk është gjetur në asnjë medium apo burim tjetër kredibil.

Edhe gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google” si dhe rrjeteve sociale, del që një deklaratë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Kryetari i Partis Socialdemokrate, Dardan Molliqaj gjate nje interviste per raporte ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurtin. Molliqaj tha se Kurti kurrë një të mirë nuk e boni për Kosovë. Molliqaj tha:

‘Të parët e Albin Kurtit, dmth katragjyshi i tij ka prejardhje prej Beogradit, e tash Albini punon për Vuciqin.’ / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specilja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/25/dardan-molliqaj-te-paret-e-albin-kurtit-kane-prejardhje-nga-beogradi/?fbclid=IwAR0kaIOnSdEUtPAEoLXeigUb9ODC3PT9obu_DIMMD5Fux5GzTfBr5exlxoI

Analiza:

Ky artikull i publikuar nga “specialja.com” është komplet i sajuar dhe i njëjti publikohet vetëm për të rritur klikimet. Gjithashtu, shumë lexues mund të bien pre e kësaj dezinformate duke e marrë atë si të mirëqenë.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen “Në Kohë” në Facebook, duke grumbulluar reagime dhe komente të shumta.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere