[email protected]
Nuk është shkatërruar çezma e Xhamisë së Çarshisë
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, ka publikuar një fotografi me pretendimin se është shkatërruar çezma e Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë.

Kësaj fotografie, kjo faqe i ka bashkangjitur mbishkrimin “SKANDAL: Rrenohet qeshmja e vjeter e xhamise se qarshise ne Prishtine. Turp dhe krim”.

Mirëpo, lidhur me këtë çështje ka reaguar Komuna e Prishtinës, e cila ka njoftuar se çezma nuk është rrënuar, por është zhvendosur përkohësisht, me pëlqim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Vegëza e postimit nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”:

https://www.facebook.com/vrojtuesitPrishtine/posts/1039972286913917


Postimin nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, e kanë publikuar si të mirëqenë edhe disa media online në Kosovë, duke mos ofruar fakte lidhur me “rrënimin” e kësaj çezme. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Pas këtyre raportimeve, Komuna e Prishtinës përmes faqes zyrtare në Facebook ka reaguar duke shpjeguar se zhvendosja e çezmës është e përkohshme, me pëlqim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (shih këtu)


Pjesë nga njoftimi i Komunës së Prishtinës:

Të dashur qytetarë,

Duke ju falënderuar për vigjilencën, ju njoftojmë se zhvendosja e çezmës së xhamisë është e përkohshme.

Projekti që është duke u implementuar ka pëlqim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – IKMM, e cila është kompetente për dhënien e pëlqimeve për ndërhyrje në asetet e trashëgimisë kulturore si dhe për përcjelljen e punimeve në to.


Analiza:

Faqja në Facebook “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, ka publikuar një fotografi me pretendimin se është shkatërruar çezma e Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë.

Këtë pretendim të kësaj faqe e kanë publikuar edhe disa media online në Kosovë, duke mos ofruar fakte që e mbështetin pretendimin e bërë.

Lidhur me këto raportime, ka reaguar Komuna e Prishtinës me sqarimin se zhvendosja e çezmës është e përkohshme, me pëlqim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i ka vlerësuar këto raportime si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others