[email protected]
Pretendimi se ministrja Nagavci ka punësuar vajzën e saj në MF, i pa argumentueshëm
shape
shape
shape

Mediumi online kosovar në gjuhën shqipe “Demokracia.com”, ka publikuar një artikull përmes së cilit pretendon se ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASH), Arbërie Nagavci, ka punësuar vajzën e saj në Ministrinë e Financave (MF).

Në artikullin e publikuar dje (24 maj), pretendohet se vajza e ministres Nagavci, Mirjeta Nagavci, është punësuar në MF si Zyrtare e Lartë për Koordinim dhe Asistencë të Komitetit për PPP dhe AP-ve, gjatë mandatit të shkurtër të Qeverisë së koalicionit LVV-LDK, në vitin 2020.

Mirëpo, për këtë ka reaguar vet ministrja Nagavci, e cila ka vërtetuar se vajza e saj ishte punësuar në janar të vitit 2020, pak ditë para se të fillonte mandati i qeverisjes së koalicionit LVV-LDK, me kryeministër Albin Kurtin.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Demokracia.com”:

https://demokracia.com/ekskluzive-edhe-ministrja-arberije-nagavci-e-rehatoi-ne-heshtje-vajzen-ne-ministrine-e-financave/?fbclid=IwAR1kSYKxscb3feTwRMDTuQ6mugGlm_fM8tnwcuoSJTP6HcAl4f9c9imkbBY

Tutje në artikull janë paraqitur disa dokumente si deklarimi i pasurisë së ministres Nagavci të viteve 2020 dhe 2021 në Agjencinë kundër Kurrupsionit (AKK). Aty shihet se për dallim me vitin 2020, si të ardhur në formularin përkatës të vitit 2021, ajo e kishte deklaruar edhe pagën e vajzës së saj.

Mirëpo, në strukturën e këtij artikulli nuk janë paraqitur fakte shtesë, siç mund të ishte kontrata e punës, apo fakte që e dëshmojnë datën e punësimit të Mirjeta Nagavcit.

Të tilla fakte, të paktën në dukje, i ka paraqitur në profilin e saj në Facebook ministrja Arbërie Nagavci, duke u përpiqur të demandojë pretendimin e mediumit “Demokracia.com” (këtu).

Në reagimin se saj të bërë menjëherë pas publikimit të artikullit, Nagavci ka paraqitur kopjet e aktit të emërimit të vajzës së saj, Mirjetës, në këtë pozitë në MF. Në arsyetimin e saj, Nagavci ka thënë se emërimi i të bijës në këtë pozitë është bërë më 20 janar të vitit 2020, disa ditë para se të fillonte mandatin “Qeveria Kurti 1” (3 shkurt 2020) (këtu), dhe jo gjatë periudhës së mandatit të qeverisjes të koalicionit LVV-LDK, siç pretendohet nga autori i artikullit.  

No photo description available.
Akt Emërimi i Mirjeta Nagavcit në MF, i publikuar nga ministrja Arbërie Nagavci, në profilin e saj në Facebook

Nagavci ka sqaruar se emërimi i të bijës është bërë si pjesë e projektit për bursa për shkollim jashtë vendit “Young Cell Scheme” (YSC), projekt ky që obligon përfituesit e këtyre bursave që, pas përfundimit të studimeve, të kthehen në vend dhe të kontribuojnë nëpër institucione publike.

May be an image of text that says "Young Cell Scheme (Round XI-XII) ROUND XI FINAL RANKINGS Public Administration, 12 grants and 2 reserves Round XI 2018 Selections MIRJETA NAGAVCI F 83.33% 20.25 11.25 31.50 9,00 16,40 16,80 42.20 73.70 Award Grant"
Lista e përfituesve të bursave nga YSC në vitin 2018, i publikuar nga Arbërie Nagavci, në profilin e saj në Facebook
No photo description available.
Deklarata e Mirbesimit e Mirjeta Nagavcit me YSC, e publikuar nga ministrja Arbërie Nagavci, në profilin e saj në Facebook

Analiza:

Pretendimi i bërë nga “Demokracia.com” se ministrja e MASH-it, Arbërie Nagavci, ka punësuar vajzën e vet në “Qeverinë Kurti 1”, është i pabazuar në fakte.

Për më tepër, ky pretendim është hedhur poshtë nga ministrja, e cila ka prezantuar kopjet e akt-emërimit, që dëshmojnë të kundërtën.

Për këtë arsye, bazuar në metodologjinë e hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others