Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Gashi ka paralajmëruar datën e liberalizimit të vizave

HIBRID

Artikulli me titull “Arben Gashi: Në fillim të Vitit 2023 populli do të levizë pa viza”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglacontent24.com”.

Pas hulumtimit të bërë përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë një deklaratë të tillë të bërë nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

Nga verifikimi i fakteve, rezulton se ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Në tekst mund të vërehet jo-serioziteti i këtij portali, pasi diku pretendohet se bëhet fjalë për muajin janar, e diku tjetër për nëntor.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “banglacontent24.com”:

https://banglacontent24.com/sites/2022/06/08/arben-gashi-ne-fillim-te-vitit-2023-populli-do-te-levize-pa-viza/?fbclid=IwAR0iMnEO7Qvpar3C86nqwJQurfQvNy3aQ67vBwqg_UD12HlZu7tsL5kYGIc


Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, ku në publikimin e këtij artikulli, kjo faqe ka arritur të marrë mbi 20 komente. (shih këtu)

Kjo nuk është hera e parë që ky artikull publikohet nga portale të dyshimta. I njëjti është publikuar edhe me 7 dhjetor 2020, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Ky artikull i publikuar nga portali i dyshimtë “banglacontent24.com”, përmban titull dhe përmbajtje të rreme.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, dhe analizës së tyre, konstatohet se ky shkrim përmban lëshime dhe indikator që tregojnë jo-profesionalizëm. Të gjitha këto, bëjnë që ky artikull të vlerësohet si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere