Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

BENI2001A

Rritja e prezencës se lajmeve të pavërteta dhe dezinformatave në media dhe në platforma të ndryshme të informimit e komunikimit, ka shtuar edhe mekanizmat dhe metodat për identifikimin dhe verifikimin e tyre.

Varësisht nga llojet i informatave të pavërteta, përdoren edhe manuale të ndryshme të verifikimit. Profesori në fakultetin e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, ka krijuar një manual prej 10 pikave, në bazë të të cilave mund të arrihet deri te identifikimi i një lajmi të tillë.

  1. DYSHONI në të gjitha përmbajtjet mediale, sidomos në lajme sensacionale. Lajmet e rreme kanë për qëllim përfitimin ekonomik përmes klikimeve, diskreditimin apo promovimin e personaliteteve publike-politike, lëvizjeve shoqërore, kompanive, nxitjen e mosdurimit ndërmjet grupeve shoqërore përmes sensacionit.
  1. SHIKOJENI a ka fakte ai lajm? Lajmet e rreme zakonisht kanë shumë opinione dhe gati asnjë fakt ose fakte të shtrembëruara.
  1. VLERËSOJENI nëse lajmi i referohet ndonjë burimi konkret. Lajmet që nuk kanë citate të drejtpërdrejta në burime (deklarata, dokumente, etj) kanë predispozita të jenë të rreme.
  1. VERIFIKOJENI nëse portali apo faqja e rrjeteve sociale ka adresë dhe emra të pronarëve dhe redaktorëve e gazetarëve. Në rastin e faqeve shikoni kohën në të cilën janë krijuar, zakonisht faqet e lajmeve të rreme krijohen aty për aty.
  1. KENI PARASYSH RRETHANAT! Lajmet e rreme shpeshherë përdorin fakte të mëhershme duke i vendosur në rrethana të reja.
  1. KRAHASOJENI nëse përmbajtjen e lajmit mund ta gjeni edhe te portalet më serioze, nëse nuk e gjeni DYSHONI!
  1. KONSIDEROJENI lajm të rreme edhe nëse titulli nuk përshtatet me tekstin, fotografia nuk e ilustron ngjarjen, apo grafika nuk jep informacionin që lidhet me përmbajtjen.
  1. VERTETOJENI nëse portali është i regjistruar në Agjencinë Kosovare të Regjistrimit të Bizneseve. Nëse nuk është DYSHONI!

Linku i ARKB-së : https://arbk.rks-gov.net /  (shënojeni emrin e portalit, zgjedhe “Web portale” dhe ju shfaqen të gjitha portalet e regjistruara)

  1. KONTROLLOJENI nëse portali është anëtar në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës. Nëse jo, DYSHONI.

Linku I KMSHK-së: http://presscouncil-ks.org/members/members/

  1. Bazuar në hapat e mësipërm krijoni gjykim kritik për përmbajtjen e lexuar, shikuar apo dëgjuar.
Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere