Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Gabim në titull: Sulmohen, e jo rrahën zyrtarë të policisë

HIBRID

Portali informativ “reporteri.net” sot (8 gusht) ka publikuar një artikull ku bëhet fjalë për sulm fizikë ndaj pjesëtarëve të Policisë Kosovës në Prishtinë. Artikulli i publikuar mbanë titullin “I rrahu katër policë, arrestohet prishtinasi”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim.

Artikulli i publikuar nga portali informativ “Reporteri.net” ngreh dyshimin në lidhje me një sulm fizikë të shtunën rreth orës 19:00 (6 gusht) ndaj katër zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga një person për shkak të mos respektimit të urdhrave. Artikulli në fjalë i referohet raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “reporteri.com”:

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht katër policë, të shtunën rreth orës 19:00.

Sipas policisë, i dyshuari fillimisht nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policorë, e më pas i ka sulmuar ata.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “reporteri.net”:

https://reporteri.net/lajme/i-rrahu-kater-police-arrestohet-prishtinasi/?fbclid=IëAR2fAa0Ë7Ë0h67eVkMLM7IK1QmhVcD0YK3NAze9UMP49loMira4n3RMVtjs

Kjo informatë është publikuar edhe në portalin informativ “orainfo.net” (shih këtu).


Nga përmbajtja dhe pjesët e publikuar në artikull vërehet që kemi të bëjmë më një sulm fizik ndaj policëve nga një person i cili me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Pretendimi se këta policë janë rrahur nga ai person nuk qëndron, bazuar në raportin e 24 orës të Policisë së Kosovës:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR, Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë, 06.08.2022 – 19:18. Është arrestuar i dyshuar mashkull  kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin  dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Pretendimi se një person ka rrahur katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nuk arrin të argumentohet me faktet e paraqitur në përmbajtje, pasi që, i vetmi burim informacioni është raporti 24 orësh, në të cilin nuk thuhet një gjë e tillë. Pra, në raportin policor, nuk bëhen sqarime për formën e sulmit.

Po ashtu, edhe aspekti gjuhësor i përdorimi të termeve është gabim për shkak se termi sulmoj sipas fjalorit d.m.th “i hidhem dikujt përsipër për ta goditur” (shih këtu), ndërsa termi rrahu i përdorur në titull nënkupton “i bie dikujt me pëllëmbë, me shkop etj. (si dënim) (shih këtu).


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se policët janë sulmuar e jo rrahur e vërteton mënyra e drejt e raportimit nga disa media në gjuhën shqipe. (shih këtu, këtu)


Analiza:

Portali informativ “reporteri.net” ka publikuar një artikull lidhur me një sulm fizikë ndaj policëve të shërbimit policorë të Kosovës nga një person për shkak të mos respektimit të urdhrave.

Megjithatë, ky portal në titullin e këtij artikulli ka pretenduar se këta policë janë rrahur e jo sulmuar fizikisht nga një person.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere