Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Albright nuk ka thënë se “Kosova do të bëhet lidere e Ballkanit”

HIBRID

Portali i dyshimtë “fakte.buzz” ka publikuar një artikull me titull “Albright: Jam Krenare Për Kosovën Dhe Kosova Do Të Bëhet Li dere E Ballkanit”.

Nga kontrolli i fakteve nga hibrid.info, rezulton se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit.

Lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me konferencën dyditore në kuadër të Javës së Gruas 2020, e organizuar nga “Instituti Kombëtar Demoktratik” (NDI), mbështetur nga “Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar” (USAID), ku kishin marrë pjesë ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madeleine Albright, si dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pra, në këtë artikull nuk është përmendur asnjëherë se Albright ka thënë se Kosova do të bëhet lidere e Ballkanit, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “fakte.buzz”.

Teksti i artikullit të publikuar në “fakte.buzz”:

Albright: Jam Krenare Për Kosovën Dhe Kosova Do Të Bëhet Li dere E Ballkanit

Konferenca dyditore ka nisur punimet në kuadër të Javës së Gruas 2020, e org anizuar nga Instituti Kombëtar Demoktratik (NDI), mbështetur nga Agje ncia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Gjatë ditës së sotme u diskutua lidhur me temën “Kri zat gl obale: Ndi kimi i tyre në barazinë gji nore”, me pje sëmarrëset, ish-Se kretaren e Shtetit Amerikan, Medeleine K. Albright, si dhe ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Albright the ksoi nevojën e rr itjes së numrit të grave pjesëmarrëse në pro ceset politike si dhe lu ftimin e paba razisë. “Është shumë i rë ndësishëm ro li i qe verive demokratike dhe ro li i grave në de mokraci. Të dre jtat e grave janë të drej tat e njeriut”. “Gratë janë gjysma e popullsisë në çdo vend dhe është hum bje e burimeve njerëzore në qoftëse ato nuk janë pjesë e udhëhe qësisë”. Albright foli për Kosovën, përderisa kujtoi vizitën e saj të fundit këtu.

Vegëza e artikullit të publikuar në “fakte.buzz”:

https://fakte.buzz/oo/albright-jam-krenare-per-kosoven-dhe-kosova-do-te-behet-li-dere-e-ballkanit/?fbclid=IwAR2oKQRa8pyVKEyMkxr_tDeXRkMb7IFykG5uUp9IwBW8ZRxBoZJpBbPJ-vY


Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online.

https://telegrafi.com/albright-kosoves-nuk-mund-ti-thuhet-beni-te-gjitha-vet/


Analiza:

Portali i dyshimtë “fakte.buzz” ka përdorur një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë. Shkrimi i njëjtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Pamfleti.com” e cila numëron mbi 20 mijë pëlqime.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere