Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull përgjithësues

HIBRID

Portali “arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Ulen infektimet, 9 humbje jete në 24 orët e fundit”.

Raporti 24 orësh për të prekurit dhe vdekjet me COVID-19 i paraqitur në këtë artikull i përket shtetit të Shqipërisë, por kjo nuk qartësohet në titull.

Me anë të këtij titullit të vendosur nga “arbresh.info” mund të dezinformohen lexuesit, duke aluduar se bëhet fjalë për Kosovën, pasi ky portal është nga Kosova dhe posedon shumicën e audiencës nga ky vend.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar nga “arbresh.info”:

Ulen infektimet, 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-COVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 1918 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditë, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Mdhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “arbresh.info”:

https://www.arbresh.info/shqiperi/ulen-infektimet-9-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/?fbclid=IwAR3z4QlzFKLcNCt3tWev_Z0oqE1P2k20x_OjRyBX9HWCGt1SDyX5saTiCc4


Analiza:

“Arbresh.info” ka marrë raportin 24 orësh nga Shqipëria rreth situates me COVID19, ndërsa në titull nuk ka treguar se për cilin shtet bëhet fjalë. Pasi ky portal është nga Kosova dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund të dezinformojë ata duke menduar se raporti ka të bëjë me situatën me COVID-19 në Kosovë. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere