[email protected]
Artikull me titull të rremë dhe lajm të vjetër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “amoooor.com” ka publikuar një artikull me titull “Merkel: Albin Kurti ka përkrahjen time personale për kapjen e hajnave dhe ja kur do liberalizohen vizat…”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë që nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu, lajmi është i vjetër i datës 23 mars 2020, të cilin ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual.

Është e vërtetë se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mars të vitit të kaluar, patën zhvilluar një bisedë telefonike, ku kishin diskutuar për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për situatën në rajon. Gjithashtu, në atë bisedë është folur edhe për mbështetjen në luftën kundër korrupsionit dhe për betejën ndaj virusit Korona.

Pra, Merkel asnjëherë nuk ka përmendur ndonjë datë për liberalizimin e vizave, siç pretendohet në artikullin e portalin të dyshimtë “amoooor.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “amoooor.com”:

Merkel: Albin Kurti ka përkrahjen time personale për kapjen e hajnave dhe ja kur do liberalizohen vizat…

Jemi me ty në luf tën kundër ko rrupsionit, do t’iu ndihmojmë në planin ambicioz për reformaMerkel: Albin Kurti Ka Përkrahjen Time Personale Për Kapjen E HajnaveSot, gjatë ditës Kancelarja Angela Merkel dhe ish Kryeministrit Albin Kurti patën një bisedë telefonike.Gjatë bisedës ata shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për situatën në rajon, shkruan Kosova Post. Mos e Humb / Hap linkun e rradhës për më shumë duke e hap rek lamen me poshte.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “amoooor.com”:

https://amoooor.com/merkel-albin-kurti-ka-perkrahjen-time-personale-per-kapjen-e-hajnave-dhe-ja-kur-do-liberalizohen-vizat/?fbclid=IwAR28gEUCYwYC6_9c9QXs3rwT2heOtVdnS9eePULofV8-C1Ox5LBy-3eP4oo


Më poshtë mund të gjeni vegzën e lajmit autentik të datës 23 mars 2020, të publikuar në uebfaqen zyrtare të zyrës së Kryeministrit.

https://kryeministri-ks.net/njoftim-i-perbashket-per-shtyp-mbi-telefonaten-e-kancelares-angela/


Analiza:

Portali i dyshimtë “amooor.com” ka përdorur një pjesë të një lajmi të vjetër, të cilit i ka ndryshuar titullin dhe është munduar ta paraqesë atë si aktual. Ky artikull më pas është shpërndarë edhe në faqen “Lajmet e Fundit +” në Facebook, e cila numëron mbi 130 mijë pëlqime. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others