Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu…
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e vjetër e Musliut, pretendohet të paraqitet si aktuale

HIBRID

Portali i dyshimtë “mitrovicapress.com” më 16 shkurt ka publikuar një artikull me titull “Musliu: PDK-ja e gatshme për koalicion me VV-në si e komentoni?”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që kjo deklaratë e Ganimete Musliut të jetë e vjetër, e cila është publikuar më 30 dhjetor të vitit 2020.

Ndërsa portali i dyshimtë “mitrovicapress.com” është munduar ta paraqesë këtë deklaratë të ish-deputetes të PDK-së si aktuale rreth një koalicioni të mundshëm pas-zgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, përmes ri-publikimit.

Teksti i artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

Musliu: PDK-ja e gatshme për ko alicion me VV-në si e komentoni?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se partia e saj nuk ka vija të kuqe për asnjë parti tjetër, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosjen me të cilën vazhdimisht kanë pasur pë rp lasje.

“Partia Demokratike asnjëherë nuk ka vendosur vija të kuqe. PDK, koalicionin e përjetshëm e ka me qytetarët e Kosovës. Ne çdo herë do të jemi garanci për një shtet me integritet, një shtet me sovranitet të plotë, dhe një shtet ku secili qytetarë i Republikës së Kosovës do të ndihet i dinjitetshëm.

Asnjëherë nuk do të vendosim vija të kuqe për askënd, dhe nëse edhe Lëvizja Vetëvendosje është parti shqiptare e Kosovës, atëherë kjo nënkupton që edhe për Lëvizjen Vetëvendosje vlejnë rregullat e njëjta dhe nuk bëjmë përjashtim.

Vegëza e artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

https://mitrovicapress.com/news/2837?fbclid=IwAR1amJLe4GwfyZSSiAzaT3UFvaIFQ_FHIHs_7rpNl2ppJnMIXVCupAF862Y
https://mitrovicapress.com/news/2837?fbclid=IwAR1amJLe4GwfyZSSiAzaT3UFvaIFQ_FHIHs_7rpNl2ppJnMIXVCupAF862Y

Deputetja e PDK-së, më 30 dhjetor 2020 gjatë një interviste për “Kosovapress.com” kishte deklaruar se partia e saj nuk ka vija të kuqe për asnjë parti tjetër, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosjen me të cilën vazhdimisht kanë pasur përplasje, por asnjëherë nuk ka përmendur në mënyrë specifike Vetëvendosjen.

Më poshtë mund të gjeni vegëzen e artikullit autentik të publikuar në “Kosovapress.com”:

https://kosovapress.com/%e2%80%8bmusliu-koalicionet-sjane-teme-ne-pdk-skemi-vija-te-kuqe-as-per-vv-ne/


Analiza:

“Mitrovicapress.com” ka përdorur një deklaratë të vjetër të Ganimete Musliut të cilën e ka publikuar më 16 shkurt, duke u munduar ta paraqesë atë si aktuale. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere