[email protected]
E vërteta për dilemën e ndikimit të Vitaminës D në trajtimin e COVID-19
shape
shape
shape

Paralel me përhapjen globale të pandemisë Covid-19, ndodhi edhe keqinformimi rreth kësaj teme dhe të tjerave që ndërlidhen me të. Por ndonjëherë keqinformimi mund të zhvillohet edhe rreth ideve që kanë një të vërtetë – dhe që mund të jetë lloji më i vështirë për t’u trajtuar.


Pse vitamina D?

Ka shumë trajtime të sugjeruara për trajtimin e Covid-19.

Hidroksiklorokina, Ivermektina dhe vitamina D – të gjitha janë duke u studiuar. Është normale të sugjerosh që një trajtim mund të jetë efektiv dhe, më pas, të gjesh se këto sugjerime nuk janë të bazuara mbi hulumtime shkencore. Por kërkimi në internet, i hershëm ose me cilësi të ulët mund të dal jashtë kontekstit. Dhe konfuzioni që krijon mund të shfrytëzohet nga njerëzit që promovojnë teori konspirative.

Ekziston një logjikë prapa pretendimit se vitamina D mund të jetë e dobishme në trajtimin ose parandalimin e Covid-it. Kjo vitaminë është e vërtetë se luan një rol në imunitetin dhe tashmë është e rekomanduar që të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar të marrin shtesën në dimër. Ndërsa ata që rrezikohen më shumë nga mungesa e vitaminës D, këshillohen ta marrin atë gjatë gjithë vitit. Deri më tani, asnjë hulumtim nuk ka treguar një efekt mjaft bindës për të mbështetur doza më të larta për të parandaluar ose trajtuar sëmundjen – edhe pse kjo nuk do të thotë se nuk do të ndryshojë në të ardhmen.


A duhet të fillohet me përdorimin e vitaminës D?

Është e natyrshme se një pyetje e tillë është shpërndarë shumë në internet. Megjithatë disa kanë shkuar shumë më tej, duke sugjeruar në forume në platformën sociale Reddit se qeveritë “mezi po përmendin” efektivitetin e vitaminës D. Sipas tyre, në vend të sugjerimit të përdorimit të Vitaminës D, “qeveritë janë përqendruar në ‘vaksinat dhe ndjekjen e shtetit policor’; ose pretendimi se kjo vitaminë është duke u injoruar sepse Organizata Botërore e Shëndetësisë është “përfiton nga Big Pharma”, term ky që konspiracionistët e përdorin për prodhuesit e mëdhenj në industrinë farmaceutike.

Mirëpo, ky pretendim hidhet poshtë, duke qenë se edhe vetë vitaminat janë një industri shumë milionëshe.


Çfarë thonë studimet?

Shumë studime kanë treguar një lidhje midis rezultateve të vitaminës D dhe Covid, por provat janë kryesisht vëzhguese – që do të thotë se shikon se çfarë ndodh me njerëzit me nivele më të larta dhe të ulëta të vitaminës D pa kontrolluar për faktorë të tjerë.

Studimet vëzhguese tregojnë se grupe të caktuara kanë më shumë gjasa të kenë mungesa të vitaminës D dhe të kapin Covid – njerëz të moshuar, njerëz me mbipesha, njerëz me lëkurë më të errët (përfshirë raca e zezë dhe ata të Azisë Jugore).

Mund të jetë që një mungesë e kësaj vitamine është arsyeja që këto grupe të jenë në rrezik më të lartë, ose mund të ketë faktorë të tjerë shëndetësorë dhe mjedisorë që nxisin edhe rënien e niveleve të vitaminës D dhe ndjeshmërinë më të madhe ndaj virusit.

NHS rekomandon njerëzit me lëkurë të errët, “për shembull njerëzit me një prejardhje afrikane, afrikano-karaibiane ose aziatike jugore”, se duhet të marrin në konsideratë marrjen e një suplementi të vitaminës D “gjatë gjithë vitit”.

Nivelet e vitaminës gjithashtu mund të bien si pasojë, më shumë sesa një shkak, i sëmundjes.


(Artikullin e plotë në anglisht, të marr nga BBC, mund ta gjeni këtu)

Share With Others