Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ndryshohet projekti i ndërlidhjes së Arbërisë me Pallatin e Rinisë, i prezantuar gjatë fushatës zgjedhore nga kryetari Rama

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar (7 shkurt) projektin që ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand.

Kryetari Rama në paraqitjen fillestare të këtij projekti gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2021, kishte premtuar se ai do të realizohej brenda tre viteve.

Pas hulumtimit të hibrid.info, janë gjetur dallime ndërmjet projektit të premtuar në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2021 dhe atij të prezantuar para dy ditësh (7 shkurt).


Analiza:

Me anë të hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info e ka gjetur projektin për ndërlidhjen e lagjes Arbëria me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand, të prezantuar fillimisht më 2 tetor të vitit 2021, në fushatën e zgjedhjeve lokale, nga Përparim Rama si kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës (shih këtu).

Projekti parashihte krijimin e platformës së gjelbër ndërlidhëse, prej Pallatit të Rinisë, përmbi Qarkoren e brendshme e deri te lagja Arbëria. Në këtë zonë parashihej edhe ndërtimi i Sallës Koncertale si dhe i parkingjeve nëntokësore në shërbim të këtij objekti, Pallatit të Rinisë dhe stadiumit të futbollit.


Ndërsa në projektin e prezantuar më 7 shkurt të vitit 2024, të gjetur nga hibrid.info, vërehet se hapësira e dedikuar platformës së gjelbër ndërlidhëse, nuk përfshin edhe pjesën e parkingut të Pallatit të Rinisë, pjesë e cila ishte paraparë të vihej në funksion të ndërtimit të kësaj hapësirë lidhëse (shih këtu).


Gjithashtu në projektin e publikuar së fundi, nuk figuron objekti i paraparë i Sallës Koncertale si dhe nuk është e qartë nëse do të ketë parkingje nëntokësore, ashtu siç ishte premtuar në fushatën zgjedhore, nga kryetari Rama.

Në bazë të hulumtimit shtesë nga hibrid.info është gjetur projekti për Sallën Koncertale (shih këtu), vendi për ndërtimin e së cilës planifikohet të jetë afër ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia” (shih këtu).


Dallimet ndërmjet projektit të premtuar gjatë fushatës zgjedhore për ndërlidhjen e lagjes Arbëria me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand dhe atij të prezantuar gjatë mandatit qeverisës nga kryetari Përparim Rama, hibrid.info i vlerëson si qëndrime të ndryshme për zgjidhjen e problemit.


Përfundimi:

Projekti për ndërlidhjen e lagjes Arbëria me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand, nga kryetari i Prishtinës, dallon nga ai që ishte publikuar në fushatë zgjedhore nga ky i fundit.

Hibrid.info ka vërtetuar se ndryshe nga projekti fillestar, në planin e ri mungon salla e paraparë Koncertale dhe vërehet hapësirë me e vogël për hapësirën e gjelbër ndërlidhëse.

Bazuar në metodologjinë e punës mbi kategorinë e qëndrueshmërisë, hibrid.info e vlerëson ndryshimin e këtij projekti nga kryetari Rama, si deklaratë të paqëndrueshme.


Vlerësimi:

Vlerësimi i qëndrueshmërisë jepet në bazë të një krahasimi në mes të pikëpamjeve aktuale dhe të deklaruara më parë publikisht të akterëve politikë. Nëse qëndrimet për një çështje nuk ndryshojnë gjatë angazhimit publik të personit të monitoruar, deklaratat e tilla vlerësohen si të qëndrueshme. Ndërsa nëse ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimet, deklaratat e tilla vlerësohen si të paqëndrueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere