[email protected]
Haradinaj nuk tha se “myslimanët janë shkaku që Kosova nuk po përparon në asnjë fushë”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Myslimanët jan shkaku që Kosova nuk po përparon në asnjë fushë”.

Ky shkrim përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Përmbajtja e tij është e vjetër dhe është marrë nga emisioni Open i televizionit shqiptar “TopChannel”, i cili është realizuar më 23 janar të këtij viti.

I ftuar në këtë emision ishte Ramush Haradinaj, i cili foli për dobësimin e AAK-së në zgjedhjet e fundit të parakohshme të cilat u mbajtën më 8 tetor, duke thënë se ka humbur vota pasi është keqkuptuar nga besimtarët myslimanë.

Haradinaj asnjëherë nuk tha se myslimanët janë shkaku që Kosova nuk po përparon në asnjë fushë, ashtu siç pretendon portali i dyshimtë “Specialja.com”:

Teksti i artikullit të publikuar në Specialja.com:

Myslimanët jan shkaku që Kosova nuk po përparon në asnjë fushë

Kryeministri në ikje Ramush Haradinaj, e ka arsyetuar humbjen e tij në zgjedhjet e 6 tetorit me votë të refuzuar muslimane. “Kam qenë kundër shkuarjes në lù.ftë në Siri të kosovarëve. Aty kam humbur vota se u ke qkuptova nga besimtarët e devotshëm / Hap Pamjet Ekskluzive pasi ta tejkalosh marketingun

Sot unë i kam kthyer të gjithë ato gra e fëmijë nga Siria.Kanë vdè kur 150 kosovarë atje dhe askush nuk mban përgjegjësi.Unë nuk jam ai politikani që e harxhon kohën në media dhe pasurinë e hedh në biznese se kështu do kasha fituar 30%”, tha Haradinaj në Openin e Eni Vasilit, cituar nga TCH. / Hap Pamjet Ekskluzive pasi ta tejkalosh marketingun

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/lajme/2020/11/20/myslimanet-jan-shkaku-qe-kosova-nuk-po-perparon-ne-asnje-fushe/?fbclid=IwAR2nJBFrutCKoP6N4NDbR5bFL7zLBLGJBMz-yqoaOI9vUoL49pRQdn8cvsQ

Më poshtë mund të shihni pjesën e kësaj interviste të Haradinajt të shkëputur nga emisioni Open nga minuta 6:15.


Analiza:

Artikulli i publikuar nga Specialja.com përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i marrë nga emisioni Open në TopChannel që u realizua më 23 janar 2020. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others