Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Hibrid.info në panelin e hapjes së konferencës ndërkombëtare me temën “Transformimi digjital i qytetarëve”

FESTIM RIZANAJ

Nën organizimin e Fondacionit Metamorphosis, konferenca ndërkombëtare me temën “Transformimi digjital i qytetarëve” është duke zhvilluar në Shkup. Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve, sektorit qytetar, medias, institucioneve akademike, aktivistë, praktikues dhe qytetarë, duke u ofruar atyre hapësirë për të eksploruar transformimin digjital përmes prizmit të e-qeverisjes inteligjente, ndarjes digjitale, privatësisë, inteligjencës artificiale, rezistencës kibernetike dhe luftës hibride.

Në panelin hyrës të konferencës, audiencës iu drejtua edhe themeluesi i programit për kontroll faktesh dhe për edukim digjital e medial “Hibrid.info”, Shkelzen Osmani, ku prezantoi sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare në aspektin keqinformimit. Osmani theksoi edhe burimet që shfaqin rrezik për keqinformimin dhe sulmet kibernetike.

“Problemi kryesor me te cilin ballafaqohet audienca kosovare është mungesa e njohurive qe u mundëson atyre që, në mënyrë kritike, të identifikojë përmbajtjet  e rrezikshme, që mund të jenë keqinformuese”, tha Osmani.

Ndërsa, duke iu referuar sigurisë kibernetike, ai tha se autoritetet në vend kanë filluar të punojnë në drejtim të krijimit të strategjisë për siguri kibernetike, por e cila ende pret të miratohet në Kuvend.

Drejtuesi i organizatës Metomorphosis, Bardhyl Jashari, përpos prezantimit të detajeve të konferencës, foli edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut në fushën e sigurisë kibernetike dhe keqinformimit.

Klodiana Kapo nga organizata për kontroll faktesh “Faktoje.al”, nga Tirana, foli për sfidat me të cilat është ballafaquar Shqipëria në këtë drejtim.

Konferenca u organizua si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorphosis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike Serbi (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe “Open Data Kosovo” (Kosovë).

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere