Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

HibridLAB prezantohet në Vjenë me 5 aplikacione për luftimin e dezinformimit

HIBRID

Në edicionin e 8-të të konferencës “Ditët e Laboratorëve të Medias”, të organizuar nga Global Alliance for Media Innovation, u prezantua projekti HibridLAB dhe pesë aplikacione inovative për rregullimin e infosferës digjitale.

Ngjarja u zhvillua në Vjena, duke mbledhur përfaqësues të laboratorëve mediatikë nga mbarë Evropa, akademikë dhe startup-e, me fokus në proceset e inovacionit, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe sfidat e dezinformimit në epokën digjitale.

Aplikacionet u prezantuan nga themeluesi dhe drejtori i Hibrid.info, Shkëlzen Osmani, dhe synojnë të rrisin transparencën në media, si dhe të forcojnë mekanizmat për identifikimin dhe luftimin e dezinformimit.

Konferenca u vlerësua si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative për sfidat e informacionit në nivel evropian.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere