[email protected]
Kadriu: Dezinformimi gjinor problem endemik në Kosovë
shape
shape
shape

Gratë në Kosovë nuk janë të sigurta, jo vetëm në aspektin fizik të jetës së tyre, por as në sferën digjtale të mediave dhe platformave të ndryshme online.

Lidhur me këtë fenomen, redaktorja Aulonë Kadriu nga KOSOVO 2.0 foli në intervistën dhënë për emisionin “Prapa Ekraneve”.

Ajo në këtë paraqitje, veç të tjerash, foli edhe rreth rastit të fundit të “Albkings”, i cili sipas saj është një pasqyrim i instumentalizimit të të gjitha hapësirave që burrat kanë mundësi t’i përdorin në dobi të tyre e kundër grave.

“Fati në fatkeqësi është që rasti me Albkings, më në fund e solli në diskutim një çështje tepër shqetësuese me të cilat janë duke u ballafaquar gratë, sidomos prej shpërthimit të përdorimit të rrjeteve sociale, sepse abuzimi seksual përmes pamjeve ka qenë çështje prezentë në sferën publike, ka qenë çështje që është mediatizu, por fatkeqësisht ka qenë çështje, e cila kurrë nuk është thirr në emër”, tha Kadriu në emisionin “Prapa Ekraneve”.

Duke folur rreth dezinformimit në baza gjinore, ajo ka shtuar se ky fenomen ka qenë i pranishëm në Kosovë edhe më herët, duke sqaruar se më parë ka qenë më i fokusuar tek sulmimi i grave që ishin të përfshira në jetën publike dhe politike në vend.

“Dezinformimi i gjinorizum është shpërndarja e dezinformatave që e shfrytëzon gjininë, ose e sulmon gjininë e personit. E zakonisht sulmohen gratë në hapësirën online. Më herët ka qenë një nocion pak më i ngushtë, i cili ka qenë shpërndarja e dezinformatave për gratë, të cilat janë kryesisht figura publike, kryesisht të përfshira në politikë.

Tutje, ajo shton se me përhapjen e përdorimit të mediave sociale, dezinformimi me bazë gjinore ka fituar terren në shtrirje, duke zgjeruar përfshirjen dhe tematikat problematike që ngriten kundrejt tyre, e po ashtu ajo thotë se për këtë fenomen tash po flitet më shumë.

“Por, tash dezinforimi i gjinorizuar përshfin shumë ma shumë. Ai përfshin edhe homofobinë, edhe transfobinë edhe të gjithë përmbajtjen ose çrregullimin informativ, i cili i instrumentalizon stereotipet gjinore për me i shkuraju gratë, ose me i demoralizu, me i demotivu edhe me i shty ato sa më shumë në margjina që ato me fol sa më pak e me qenë sa më pak të pranishme në hapësirën publike”, shtoi ajo.

Kadriu ka sqaruar në vazhdim të kësaj interviste se gjuha e urrejtjes online kur u drejtohet grave, synon t’i denigrojë ato dhe t’i demotivojë nga pjesëmarrja në hapësirën publike, andaj, sipas saj, përveç tjerash, edukimi medial dhe edukimi seksual si lëndë janë të domosdoshme të futen nëpër kurrikulat shkollore.

Më së pari duhemi me ia nis nga edukimi formal me inkuadru jo vetëm edukimin medial si lëndë të veçantë, por është edhe edukimi seksual që në këtë rast na hy shumë në punë, sepse mësohemi me e respektu integritetin trupor edhe dinjitetin e tjetrit kur hyjm në marrëdhënie me dikë.”

Aulonë Kadriu, në këtë intervistë ka folur edhe për një sër çështjesh të tjera sa i përket dezifmormimit gjinor në sferën digjitale, dhunës ndaj gruas, gjendjes së mediave dhe rolin e tyre në mbrojtjen në kuadër të këtij fenomeni, aspektet ligjore dhe nevojat për amandamentimin e tyre, e të tjera.

Share With Others

Leave a Reply