[email protected]
Artikull me titull dhe përmbajtje të trilluar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull që pretendon se një shqiptar është duke shitur pasaporta gjermane për shumën prej 1500 euro.

Ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa në përmbajtje nuk flitet për ndonjë individ, në mënyrë specifike. Gjithashtu edhe teksti në përmbajtje, pas hulumtimit, del të jetë i sajuar.

Teksti i artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “Specialja.com”:

Ky shqiptar pos shet pasaporta origjinale Gjermane për vetëm 1500 Euro

Pasaportat evropiane janë padyshim “ëndrra” e shumë shqiptarve,por pak e dinë se kohët e fundit në internet ka shpërthyer “tregtia” e dokumenteve gjermane.

Ndërkohë që miliona njerëz janë dyndur drejt Gjermanisë,për të marrë azil, shumë të tjerë kanë përdorur internetin për shit-blerje ilegale.

Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/11/10/ky-shqipetar-po-shet-pasaporta-origjinale-gjermane-per-vetem-1500-euro/?fbclid=IwAR2g7c_9ZeQGUffCEIaHOCKJVLDEm_zjMhguYWP0AEqbJVTyM5kooLSJJwk

Pas hulumtimit nga hibrid.info, i vetmi artikull që rezulton të ketë ndërlidhje me atë që pretendohet në artikullin në fjalë (shitjen e pasaportave gjermane me çmim prej 1500 euro), është ai publikuar më 17 prill të vitit 2018. Mirëpo, në artikullin autentik, nga i cili janë bazuar “Specialja.com” flitet tërësisht për një kontekst tjetër. Në fakt, në artikullin e publikuar nga albinfo.ch, bëhet fjalë për refugjatët sirianë, të cilët atëkohë kishin nisur shitjen e pasaportave të tyre gjermane.

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga portali albinfo.ch:


Analiza:

Portali i dyshimtë “Specialja.com”, në artikullin e tij ka përdorur titull të rremë, që nuk përputhet me përmbajtjen. Lajme të tilla krijohen qëllimshëm për të dezinformuar publikun, si dhe për të tërhequr lexuesin që të klikojë në të. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »