Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Keqpërdoret fotografia e 10 vjeçarit në Facebook për përfitime (Video)

HIBRID

Olti 10 vjeçar u bë viktimë e keqpërdorimit në rrjetet sociale. Prej ditësh qarkullon një fotografi e Oltit por me emër të rrejshëm të quajtur Alton. Në një përshkrim të sajuar nga një grup në Facebook, thuhet se ky fëmijë që pretendohet se quhet Alton, është nga Kumanova dhe vuan nga një sëmundje e veshkave dhe se i duhen mjete për shërim.

Pas një hulumtimi të realizuar nga “Radiotelevizioni 21”, ka rezultuar identiteti i djaloshit në fotografinë e postuar në Facebook nuk është i vërtetë dhe se bëhet fjalë për një fëmijë me emrin Olti Paqarizi, i cili jeton me familje në Suedi.

RTV 21, gjatë hulumtimit, ka arritur të gjejë fëmijën, foto e të cilët është keqpërdorur në Facebook.

Babai i Oltit shprehë shqetësimin që e kishte përjetuar me të parë fotografinë e djalit të keqpërdorur në këtë rrjetë social.

“E kishin marrë dhe e kishin keqpërdorur foton e djalit tim në Kumanovë. Kur e pamë na erdh shumë rëndë se djali jonë është mirë si drita dhe nuk e ka emrin Alton, nuk është 7 vjeçar. Ky është Olti, 10 vjeçar. Jetojmë në Suedi, jemi nga Kosova. Kur e pamë foton u prekëm shumë. Jemi ndjerë shumë rëndë”.

Hibrid.info ka publikuar disa raste të keqpërdorimeve të fotografive të personave që kanë profile në rrjete sociale. Me qenë se përdoruesit e rrjeteve sociale publikojnë fotografi në profilet e tyre, të cilat lehtësisht mund të përdorët nga të tjerët, u lejon grupeve të dyshimta në rrjete sociale, kryesisht në Facebook, që t’i keqpërdorin ato për përfitime duke trilluar histori të ndryshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere