Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajm me titull të sajuar, i bazuar në raport të vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “promakale.com” ka publikuar një artikull me titull “Ngjarje shume e rende ne Kosove ka shume te vdekur”.

Nga verifikimit të kryer nga hibrid.info, bazuar nga kontrolli i fakteve, artikulli rezulton të ketë titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen, duke qenë se lajmi është marrë nga raporti 24 orësh i datës 9 prill nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ku tregon se deri në atë datë numri i personave të vdekur, si pasojë e virusit Korona, ka arritur në 1 mijë e 967.

Gjithashtu, fotografia e vendosur në këtë shkrim nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet një veturë e policisë së Kosovës dhe një pjesëtar i saj.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “promakale.com”:

“Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.   

Vegëza e artikullit të publikuar në “promakale.com”:

https://promakale.com/2021/04/10/ngjarje-shume-e-rende-ne-kosove-ka-shume-te-vdekur/


Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit të publikuar në disa media online.

https://kanal10.live/lajme/covid-19-afer-2-mije-vdekje-qe-nga-rastet-e-para-ne-kosove

https://telegrafi.com/afer-2-mije-vdekje-qe-nga-rastet-e-para-covid-19-ne-kosove/

Raporti i IKSHPK-së i datës 9 prill:

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3642036072591037


Analiza:

Portali i dyshimtë “promakale.com” ka publikuar këtë artikull, duke përdorur raportin 24 orësh të IKShPK-së, të datës 9 prill, me numrin e të vdekurve si pasojë e COVID-19, duke i vënë titull të rremë dhe fotografi që nuk përputhet me përmbajtjen.

Me këtë veprim, ky portal i dyshimtë ka tendencë që të tërheqë lexuesit të klikojnë në artikull, duke mos i ofruar atë që e pretendon në titull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë shkrim si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere