Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Të fundit | Serbia nuk ndau 500 milionë euro për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ish-zyrtari i CIA-s ka folur për Albin Kurtin, audi… Të fundit | Deklaratë e pakonfirmuar që i atribuohet gjeneralit amerikan Craddock Të fundit | Goodwin nuk ka thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së është interesuar për p…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër për vdekjen e dy kosovarëve në aksidentin në Kalimash, paraqitet si aktual

HIBRID

Faqja në Facebook “Live News” ka publikuar sot (28 shkurt) një artikull me titull “Këta janë dy kosovarët që vdiqën në aksidentin tragjik në Kalimash”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi për vdekjen e dy kosovarëve në aksidentin në Kalimash, është i vjetër.

Pra, faqja e lartcekur ka publikuar një lajm të tetorit të vitit të kaluar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Live News”:

https://www.facebook.com/livenewsshqip/posts/pfbid0Eym9HDVaF3nV51U5QU3o118eEzmY2aVwcfp5Bb98DomE9E5tyqZV3ZSjFZD4Ep4tl


Artikulli i postuar në Facebook nga faqja “Live News”, është i publikuar me datë 19 tetor 2023 nga portali i dyshimtë “livenews10.com”. (shih këtu)


Pas kërkimeve në internet, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik, të publikuar më 18 tetor 2023 nga portali “kosovanews.net”. (shih këtu)

Në artikull shkruan për një aksident në rrugën e Kombit, në tunelin e Kalimashit, ku thuhet se “Dyshohet se kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar”, dhe sipas këtij artikulli personat që kanë vdekur ishin me prejardhje nga Kosova.


Analiza:

Duke publikuar një artikull të tetorit të vitit të kaluar lidhur me vdekjen e dy personave me shtetësi kosovare në aksidentin në rrugën e Kombit, në tunelin e Kalimashit , faqja “Live News” në Facebook është munduar ta paraqes rrejshëm këtë si ngjarje aktuale.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere