Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi në pankartë

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Një fotografi e protestës së vitit 2022 është manipuluar duke ndryshuar mbishkrimin në pankartën e protestuesve.

Llogaria në TikTok “alarm.news” ka publikuar një imazh që paraqet pamje nga një protestë, ku në një pankartë shihet portreti i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe mbishkrimi “Kush është kundër gjykatës është kundër Kosovës”.

Në imazh, pranë protestuesve, shihet edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se mbishkrimi në pankartën e paraqitur në këtë fotografi është i manipuluar.


Pas kërkimit të imazhit dhe analizimit të materialeve të publikuara online, hibrid.info ka gjetur se fotografia është marrë nga një protestë e mbajtur më 24 dhjetor 2022 në Kosovë, e organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD), kundër dënimit të Sali Mustafës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Pamjet nga kjo protestë janë publikuar edhe nga kanali i Top Channel në YouTube (shih këtu).

Nga verifikimi i pamjeve, hibrid.info ka gjetur se pankarta që mbanin protestuesit në fotografinë origjinale kishte mbishkrimin “Jo në emrin tim”.

Megjithëse nuk është gjetur fotografia e njëjtë në formën e saj origjinale, krahasimi i pamjeve nga protesta dhe fotografive të tjera të publikuara nga i njëjti aktivitet tregon se bëhet fjalë për të njëjtët persona dhe të njëjtën pankartë. Në materialet autentike, pankarta shihet me mbishkrimin “Jo në emrin tim”.

Screenshot nga video-materiali i publikuar në kanalin e Top Channel në YouTube.


Krahasimi i pamjeve nga protesta, ku shihen disa nga personat e njëjtë dhe pankarta origjinale.


Kësisoj, fotografia autentike është ndërhyrë në mënyrë digjitale, duke u zëvendësuar mbishkrimi origjinal në pankartë me tekstin “Kush është kundër gjykatës është kundër Kosovës”.

Pra, fotografia e publikuar nga llogaria “alarm.news” paraqet një protestë reale të vitit 2022, por mesazhi i pankartës është ndryshuar përmes manipulimit vizual.


Analiza

Fotografia që paraqet protestën, ku pretendohet se protestuesit mbanin pankartë me portretin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe mbishkrimin “Kush është kundër gjykatës është kundër Kosovës”, është e manipuluar.

Pamjet autentike tregojnë se në pankartën e protestuesve ishte shkruar “Jo në emrin tim”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere