Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Naim Abazi ishte diagnostikuar me tumor para 24 vjetëve

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull ku shkruan se këngëtari Naim Abazi është diagnostikuar me tumor.

Ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja është marrë nga rrëfimi i gruas së Naim Abazit, Mihrije Brahës, të bërë në emisionin “E ardhmja është vajzë”, i cili shfaqet në televizionin shqiptar “ABC News”. Në këtë emision Mihrije Braha tregoi se si para 24 vjetëve, bashkëshorti i saj ishte diagnostikuar me tumor. Pra, nuk bëhet fjalë për ngjarje aktuale siç pretendon “Specialja.com” në titullin e këtij shkrimi.

Teksti i artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

Kosova në Zi: Diagnostifikohet me ‘Tumor’ artisti jonë i dashur Naim Abazi

Mbrëmjen e djeshme startoi emisioni “E ardhmja është vajzë” dhe për të hapur siparin ishte e ftuar këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Mihrije Braha.

Ajo ka rrëfyer si kurrë më parë gjithë vështirësitë që ka kaluar në jetë, duke nisur nga lufta në Kosovë e deri tek beteja e bashkëshortit të saj, Naimit, me tumorin. / Hap Pamjet Ekskluzive pasi ta tejkalosh marketingun

Vegëza e artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/11/13/kosova-ne-zi-diagnostifikohet-me-tumor-artisti-jone-i-dashur-naim-abazi/?fbclid=IwAR3iC4gFTgzoO4qBiVe4tD-Rxh6rTlqhh77JiGGgv4gvmVcnRdVY75O_mow

Më poshtë mund të gjeni vegëzen e emisionit “E ardhmja është vajzë”, ndërsa nga minuta 55:30 mund të ndiqni rrëfimin e Mihrije Brahës rreth diagnostikimit të Naim Abazit me tumor para 24 vitesh.


Analiza:

Artikulli i publikuar në “Specialja.com” përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, teksti është jo i plotë. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere