[email protected]
Në artikull nuk gjendet video e as pretendimi që bëhet përmes titullit
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë ”specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Video e rrallë / Ja se çfarë bindje kishte Ibrahim Rugova për Albin Kurtin”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu, në këtë shkrim mungon video që pretendohet përmes titullit.

Duke e ditur se jemi në kohë zgjedhjesh dhe ka mospajtim mes partisë së LDK dhe VV, ku po spikat kryesisht dialogu mes asaj se çka përfaqëson “fryma Rugoviane” dhe ideologjia e Vetëvendosjes, e udhëhequr nga Albin Kurti, tituj me tematikë të tillë vërehet se zgjojnë interes të madh te lexuesit.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

Video e rrallë / Ja se çfarë bindje kishte Ibrahim Rugova për Albin Kurtin

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, dikur njiheshin për afërsinë në idealin dhe luftën kundër Serbisë. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet ish-presidenti Rugova, Xhemajl Mustafa, këshilltar për informim i Presidentit dhe Albin Kurti, Bujar Dugolli, e Driton Lajqit dhe një person tjetër, pjesë e delegacionit studentor, që në atë kohë e përfaqësonin Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/01/27/video-e-rralle-ja-se-cfare-bindje-kishte-ibrahim-rugova-per-albin-kurtin/?fbclid=IwAR3-9LMa2OX6DsAXBpAeLdK-li5YpPNkux2ctD2v5OnUVtEXe60hhCepoS4

Analiza:

Artikullit i publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com” përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Ajo që premtohet në titull nuk i servohet lexuesit në tekst dhe e gjithë kjo bëhet me qëllimin e përfitimit material përmes klikimeve. Hibrid.info këtë artikull e kategorizon si “clickbait”.

Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others