Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër për vdekjen e një futbollisti shqiptar, paraqitet si aktual

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Përmes postimeve në disa faqe në Facebook, është rikthyer një lajm i para disa muajve për vdekjen e një 16-vjeçari shqiptar në Itali.

“Lajm i trishtë! Ndërron jetë në aksident futbollisti shqiptar” është titulli që është përdorur nga këto faqe në Facebook në postimet e bëra të enjten (25 prill). Në Facebook këto faqe kanë përdorur fotografi përgjithësuese për të nxitur klikimet.

Përderisa në postimet në Facebook nuk bëhet e ditur se kur ka ndodhur ngjarja, kur të klikohet artikulli në hyrje të tekstit shkruan se “ky lajm ka disa muaj”.


Lajmi në Facebook është shpërndarë nga faqet “Lajme info”, “Gazeta Korekte” dhe “Ilirida News”, me të njëjtin përshkrim e që çojnë në të njëjtin artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “belmouth.com”. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “belmouth.com” që tregon se lajmi është i vjetër:

https://archive.is/bb13u


Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton se lajmi ishte raportuar në shtator të vitit të kaluar. Disa mediume në Shqipëri kishin raportuar në javën e dytë të shtatorit se 16-vjeçari shqiptar Gabriel Alibeaj humbi jetën në Itali, pas një aksidenti rrugor. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Përmes postimeve në Facebook nuk sqarohet se po raportohet për një aksident fatal të para disa muajve.

Për dallim nga postimet në Facebook me tituj e fotografi me synime për të tërhequr audiencën, brenda artikulli tregon se ngjarja ka ndodhur muaj më parë. 

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere