[email protected]
Nuk ka vendim për mbyllje të shkollave
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Lajm shumë i keq për fëmijët, mirret vendim të mbyllen shkollat përsëri nga kjo date”, është publikuar sot (17 gusht) nga portali i dyshimtë “newstoday74.com”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull komplet të sajuar, pasi ai nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtje

Lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në shtator të vitit 2020, atëkohë kur ministër i Shëndetësisë ishte Armend Zemaj, i cili kishte deklaruar se situata me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është e mirë dhe se disa arsimtarë e nxënës kanë rezultuar pozitivë.

Pra, deri tani nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me pretendimin se do të ketë mbyllje të serishme të shkollave.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se situata me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është e mirë. Disa arsimtarë e nxënës kanë rezultuar pozitivë.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj thotë duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK’ja ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve dhe nxënësve.

/ Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Vegëza e artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

https://newstoday74.com/2021/08/17/lajm-shume-i-keq-per-femijet-mirret-vendim-te-mbyllen-shkollat-perseri-nga-kjo-date/?fbclid=IwAR3kUHxZFR2N203QFF-PaENCUo7mFShLNtZZoiWPkwD8WbiFJiJuvtpMGeo

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Në Kohë” dhe “Specialja”, të cilat kanë shumë ndjekës dhe shumë lehtë mund të dezinformohen lexuesit rreth mbylljes së shkollave.

Postimet në Facebook nga faqet “Në Kohë” dhe “Specialja”:

https://www.facebook.com/nekohe/posts/196487462512488

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/356910362740051


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (19 shtator 2020) të publikuar nga mediumi online “Koha.net”.

https://www.koha.net/arberi/238011/situata-me-koronavirus-ne-shkollen-mustafe-venhari-e-kthen-mesimin-online/


Analiza:

Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë, duke pretenduar se është marrë vendim që të mbyllen shkollat.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others