[email protected]
Pretendohet rrejshëm se FSK-ja është furnizuar me pajisjet ushtarake “Boran 105mm”
shape
shape
shape

Faqja në Facebook që mban emrin “Diaspora me Albinin” ka publikuar dje (20 dhjetor) një postim  përmes së cilit pretendon se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është furnizuar me pajisje ushtarake “Boran 105mm”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në media kredibile se FSK është pajisur me këtë lloj armatimi.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Diaspora me Albinin”:

https://www.facebook.com/DMalbinin/posts/pfbid034GXwnqC7FmtehNM1GevtawbjoXjQP8AAahwL3ZMUXUyeGpjpVnFmKwA5iC6wtjeNl


Njëra nga fotografitë e publikuara në postimin e kësaj faqe në Facebook, është gjetur e publikuar me datë 29 shtator në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes në Republikës së Kosovës, në mbishkrimin e së cilës sqarohet se “zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me atasheun ushtarak të Republikës së Kosovës në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu dhe kapiten Bardhyl Dugolli nga FSK, me ftesë të organizatorit, morën pjesë në festivalin e teknologjisë dhe hapësirës ajrore “Teknofest” i cili po mbahet në Izmir të Turqisë”. (shih këtu)


Përveç kësaj, hibrid.info ka hulumtuar në faqet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të FSK-së në Facebook, e që nuk ka gjetur asnjë informacion që provon pretendimin e bërë nga faqja “Diaspora me Albinin”. (shih këtu dhe këtu)


Nuk është hera e parë që ky pretendim i rremë ka zënë vend në media sociale, pasi një i tillë ishte publikuar edhe gjatë muajit tetor, e që poashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Disapora me Albinin” në Facebook ka pretenduar rrejshëm se FSK-ja është furnizuar me pajisje ushtarake “Boran 105mm”.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer, nuk ka gjetur asnjë artikull të publikuar në media në lidhje me furnizimin e Kosovës me këtë pajisje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others