Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vitit 2020 që nuk ka të bëjë me Shqipërinë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news388media.com” ka publikuar një artikull me titull “Erë lufte pranë Shqipërisë, rriten tonet e kërcënimit, Turqia lëshon…”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili është botuar 29 gusht 2020.

Në përmbajtje gjendet intervista e nënpresidentit turk, Fuat Oktay, i cili i kishte bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) për drejtësi dhe barazi në vazhdën e tensioneve në Mesdheun Lindor.

Në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve “Anadolu Agency” (AA), Oktay tha: “Turqia pret drejtësi nga BE-ja. Bazuar në këtë drejtësi, askush të mos presë që Turqia të bëjë hap mbrapa”, duke iu referuar këtu përpjekjeve të Greqisë për t’i zgjeruar ujërat e saj territorial me 12 milje.

Pra, lajmi është i vjetër dhe në asnjë rast në përmbajtje nuk përmendet Shqipëria, siç pretendohet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news388media.com”:

https://news388media.com/co/ere-iufte-prane-shqiperise-rriten-tonet-e-kercenimit-turqia-leshon/?fbclid=IwAR2PVnHorhlvZc3SelHI-ec8dVTP9yJE3Nd8CH-1qhxFZIXpqvaUQBaA0Ho

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron afër 160 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (29 gusht 2020) me intervistën e nënpresidentit turk Fuat Oktay, dhënë për agjencinë e lajmeve Anadolu Agency. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news388media.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020, atëkohë kur nënpresidenti turk Fuat Oktay kishte folur rreth tensioneve me Greqinë në Mesdheun Lindor.

Këtë artikull të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të sajuar “Erë lufte pranë Shqipërisë, rriten tonet e kërcënimit, Turqia lëshon…”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere