Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Publikohet një lajm i rremë rreth gjykimit të Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

HIBRID

Në rrjetet sociale është shpërndarë një artikull me titull “Gjykata Speciale ‘Shuplakë’ Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, jep rezultatin final për Heronjtë e Kosovës”. Ky publikim vjen nga një “portal” i dyshimtë, i quajtur “valetal.info”, duke iu referuar verdiktit final të Gjykatës Speciale, lidhur me akuzat ndaj presidentit, Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. I njëjti, pas një hulumtimi në bazën e të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) dhe në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) del të mos jetë i regjistruar si medium.

Teksti i plotë i publikuar në këtë ueb-faqe:

Gjykata Speciale ‘Shuplakë’ Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, jep rezultatin final për Heronjtë e KosovësVizita e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, në Dhomat e Specializuara të Hagës, është kr itikuar ashpër nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga këshilltarë të presidentit, Hashim Thaçi.Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ak uzuar eu roparlamentaren gjermane për ‘ndërhyrje politike’, pasi kjo e fundit ka qëndruar për një vizitë në Hagë. Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Vegëza e artikullit të publikuar:

Analizë:

Në bazë të një analize të fakteve të paraqitura nga ky artikull, hibrid.info ka vlerësuar se titulli nuk përkon fare me përmbajtjen dhe nuk ka burim të informacionit. Ky tekst hyn në kategorinë lajm i rremë, dezinformatë, përmbajtje e pa verifikuar dhe ‘clickbait’.

Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Clickbait –  “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere