Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Hoti demanton AAK-në

HIBRID

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka demantuar subjektin politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës” (AAK), pasi kjo e fundit ka deklaruar se sot (20 gusht) do të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit me partnerët e koalicionit qeverisës.

“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhej në njoftimin e AAK-së në profilin e tyre në Facebook.

Në anën tjetë, ishte këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Xhavit Beqiri i cili e demantoi njoftimin e AAK-së.

“Nuk është anulu sepse nuk ka qenë i caktuar takimi. Kështu që nuk mund të anulohet diçka që nuk e kemi caktuar. Dje ka dalë një njoftim, nuk e di nga ka dalë, mirëpo ne nuk kemi lëshu kurrfarë njoftimi apo komunikate që sot ka takim të tillë. Nëse ka takim sot ose ndërkohë, ne sigurisht ju njoftojmë”, ka thënë Beqiri për Gazetën Sinjali.

Verifikimi:

Demantimi – Vlerësimi “Demantim” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve.

Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere